Mediat tallen me Neymar pas eleminimit të Brazilit: "Neymal"

7 Korrik 2018, 11:15Sport TEMA

Brazilianët janë në faqet e para të shtypit të Barcelonës këtë të shtunë korriku.

“Neymal” është mesazhi helmues i “Mundo Deportivo” për ish-idhullin e Barçës, pas eliminimit të tij dhe Brazilit nga Kupa e Botës që në çerekfinale, kundër Beligjikës, në Kazan.

Neymar, i cili nuk ishte në gjendje të bënte ndryshimin për të tijtë, tani mbetet vetëm të dijë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Katalanasja “Sport”, nga ana tjetër, zgjedh Arthur dhe konfirmimin nga Brazili se ai do të jetë një lojtar i Barcelonës.

“Unë përmbush një ëndërr”, – tha ai në Porto Alegre, para se të fluturonte për në Barcelonë.

Largimi i mundshëm i Paulinho, gjithashtu, zë një pjesë të faqeve të para.

Ndërkohë, “L’Esportiu” ia kushton faqen e parë Kupës së Botës dhe kualifikimit të trajnerit nga Katalonja, Roberto Martínez, me titullin: “Drejtësia Belge”.

1 komente në “Mediat tallen me Neymar pas eleminimit të Brazilit: “Neymal””

  1. Vaslilesheli says:

    Me tmerr e mendoj diten kur ta shoh kete palaço cirku me fanelen me te rende ne Europe, fanelen e shenjte te Realit.S’besoj e as dua ta besoj kurre nje gje te tille.Ajo bluze do burra,luftetare jo hileqare qe rrezohen nga hija e vet.
    S’e di a do mundem ta shoh ate skuader kur ai palaço te zvarritet pertoke si zvarranik ??!
    Ate bluze qe ka mbajtur Di Stefano,Carlos Santiliana,Emilio Butragenjo,Horge Valdano,Zidan,Raul Gonzales ,Iker Casilas,Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo do ta zvarrise pertoke ky!!
    S’besoj se Florentino do te bjere kaq poshte.Na mjaftojne Courtua dhe Hazard per te mbetur prap me te miret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje