Presidenti i Filipineve: Bëni një selfie me Zotin dhe unë jap dorëheqjen sonte

8 Korrik 2018, 08:48Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se do të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme nëse një i krishterë i vetëm i jep një provë se Zoti ekziston. Deklarata e radhës vjen vetëm pak javë pasi Duterte shkaktoi zemërim besimtarët duke e quajtur Zotin “budalla”.

Duterte tha se nëse dikush i thotë që ka “qenë në parajsë, ka folur me Zotin apo e ka parë personalisht”, ai do të dorëhiqet.

“Më duhet thjesht një dëshmitar që më thotë: Kryetar,  këta budallenjtë në kishë më urdhëruan të shkoj në parajsë dhe të flas me Zotin. Ai ekziston vërtet. Ne bëmë një foto dhe të solla një selfie me të”, tha Duterte.

Ai më pas kritikoi Kishën Katolike për mbledhjen e donacioneve. “Nëse vërtet doni t’i ndihmoni njerëzit, pse u kërkoni para”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari kritikon grupet e krishtera dhe Zotin. Në Qershor, ai e quajti Zotin “budalla”, gjatë një debati për historinë e Biblës dhe krijimin e njerëzimit. Në kundërpërgjigje, grupet e krishtere në vend e akuzuan atë për fyerje ndaj Zotit dhe kërkuan nga ai që të kërkonte falje. Në këtë rast Presidenti u përgjigj: “As në një milion vjet”. (TemA)

 

6 komente në “Presidenti i Filipineve: Bëni një selfie me Zotin dhe unë jap dorëheqjen sonte”

  1. tom says:

    Zoti u duhet qelbesirave qe ti thone popullit qe eshte e shkruajtur qe ti (popull) do vuash dhe une si i qelbur qe jame (vjedhsi idn qeverit) do rroje si ne perralla mbi vuajtjet e tua.

  2. vang says:

    qenka realist dhe i guximshem,aspak frikacak se mund te humbasi karriken nga kundershtimet me kishen dhe besimtaret.Tek ne u be pellembe e xhami me keq se ne shek e XVII kur procesi i islamizimit te Shqiperise kishte mbaruar.

  3. i papami says:

    respekte per kete njeri mendje ndritur.

  4. Ben says:

    Qenka vertet person i ikur ne drejtim te paditur..Se qe ka Zot kjo nuk diskutohet nga fakti e shohim apo jo.Sic nuk shohim eren,valet,forcen gravitacionale..etj.Ka miliona deshmi qe shohin madheshtine e tij..thjesht nje:nje foshnje qe krijohet nga hiçi ne barkun e nenes,eshte nje mrekulli.Njerezit qe nuk sillen sipas asaj qe thote Bibla thjesht nuk mund ta perfaqesojne Ate,prandaj clidhje ka Zoti me ta?Shume fe pergjate shekujve e kane fyer Zotin me sjelljen dhe doktrinat e tyre.Por duhen ndare gjerat.

  5. Ledio says:

    Udheheqesit fetar qofshin mysliman/krishtere/protestant apo ku di une se cfare, duan qe vete te jetojne ne parajse tani , por per njerezit e thjeshte pasi te kene vdekur, edhe ti kene dorezuar leket kishes/xhamise pak nga pak gjate gjithe jetes . Nuk lane femije pa pardhenuar edhe gjoja pendohen ne moshen 90 vjecare ose i edukojne se si te hidhen ne ere .Me tank do ti kisha rrafshuar te gjitha , se qe kur gjoja Zoti na qenke Katolik/Ortodox/Mysliman u bene njerezit lemsh me shume.

  6. Nje qytetar............ says:

    Me vjen keq kur vi aty ne Shqiperi per pushime ,dhe shoh qe vendi im i bukur eshte mbushur me Kisha e Xhamia.Keta qerratenjte e politikes tone P.SH. Sali Berisha ,me perkatesi fetare musliman, ben marreveshje dhe lejon duke e mbushur me vendin me KISHA. Ky tjetri Edi Rama me perkatesi kristiane, lejo e bej XHAMIRA .Pra me keta demokrate ne shpirt e ne mendim , e kane transformuar Shqiperine ne nje parade te Kishave e Xhamive.Sa keq,………………… qe duhe te cmendesh duke ndigjuar kambanat e kishes, e kenget e hoxhes ne minarete e Tiranes me sa fuqi qe kane, tani ato jane moderne duke i futur me artopolante 20 mije vateshe . Heu bre,…. thote nje miku im.Une do te propozoja qe keta politikanet tane ti veshim ne Hoxhallare dhe Prifte ,pastaj ti shohim si Kryeministra ,Presidente, Ministra etje…….etje……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje