Çudira shqiptare: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Nuk justifikon dot as pasuritë

10 Korrik 2018, 10:26Kronika TEMA

Admir Thanza, gjykatës në Gjykatën e Lartë, i është nënshtruar sot Vettingut.

Sipas një zbulimi të bërë nga ONM, gjyqtari rezulton i dënuar në Itali.

KPK tha se:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka zbuluar më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Admir Thanza është shprehur se e ka pranuar vjedhjen, por nuk e ka kryer atë.

“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare”, ka thënë Thanza.

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij. Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Analiza ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit. Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.

(TemA)

24 komente në “Çudira shqiptare: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Nuk justifikon dot as pasuritë”

  1. Garibaldi says:

    Ky legen tani duhet ti hiqet dhe licensa e avokatit e te gjitha se boll pame sharlatane hajdute duke ushtruar funksione drejtesie.Kta ndyresira duhen futur ne 1 shpelle me hekura e vec 1 racion ne dite buke me uje tu japesh se boll jan velitur nga sherbeti qe kane pire me vite,e tash i ka zene diabeti i vetingut.Epo ska me uje te embel,tashi vec shellire do te pini bastarder

    1. eno says:

      Ky funderrrine eshte nje hajdut. Turp qe thirret gjyqtar. Ky funderrine kriminel i denuar per vjedhje nga 20 vjet ka dhene me qindra vendime duke qene i denuar per vjedhje. Po ky toc gjyqtar si paska marre persiper krimin e kryer nga nipi, po a nuk e din ky idiot qe me kete veprim ka kryer tre kater krime te tjera qe denohen rende penalisht si pengime per zbulimin e te vertetes, 3 vjet burg, perkrahja e autorit te krimit para ose pas krimit 4 vjet burg, bashkepunim ne vjedhje 7 vjet burg. Ketij qelbesire duhet ti fillohet ceshtja penale per keta krime qe ka kryer ne shqiperi dhe te denohet dhe ketu si per vjedhjen si per veprat e tjera per te cilat i ka shpetuar drejtesise italiane ky hajdut.

      Ka deklaruar dy apartamente e nga 130 m2 nje ne tirane nje ne shkoder. Shikoni ben jete mbreti ky funderrine leket e ketyre aparatmenteve nuk ka se si ti kete fituar bashkeshortja e tij si notere pasi i njohim noteret sa leke fitojne po se ky i ka marre leketet te pandehurve nepermjet bashkeshortes.

    2. nik says:

      Atehere Gjykata Italiane te filloje menjehere hetimin dhe te arrestoje kete funderrine se bashku me nipin e tij. Te dy paskan akoma probleme me drejtesine njeri per krimin e kryer dhe i padenuar dhe tjetri per krimet si perkrahaja e autorit te krimin , pengimin per zbulimin e se vertetes, tentative per dezinformin dhe futje me dashje ne gabim organet e drejtesise. Burg per kete rrace hajdutesh dhe qelbesirash. pa pike meshire per kete fundrrine qe vetem shtepia paska deklaruar pasuri qe shkojne mbi 400 mije euro.

  2. Orli says:

    Hahahaaaa kjo eshte “drejtesia” sali vuk rrumpalla-plepiste!!!!vetem LHL mund ta shuajne kete fare te keqe qe mbolli kopili e dhenderi i serbise.

  3. toni says:

    C’a duhet te hetoni akoma!? Nje skelm bythetheve dhe rruge te mbare!!

  4. toni says:

    C’a duhet te hetoni akoma!? Nje skelm bythetheve dhe rruge te mbare!!!

  5. Fredi2 17 says:

    Rendsi ka qe sot luan franca me zvicren spo na truhet kr shum ca ka bo ky

  6. t.n.t. says:

    Hajde gjyqtar. Hajde Drejtësi. Duhet që me çdo kusht O Popull, ta bëjmë këtë Shqipëri. Mos mendoni vetëm për vehten sot, Mendoni për brezat dhe Shqipërinë mot.

  7. Sa vjen dhe mblidhet lemshi says:

    Keta jan gjyqtaret. dhe prokuroret e Vasilit, Manja, Monikes, ilirit, Saliut Bashes dhe atyre zagaret te tjere e pastaj bejne protesta e bojkote se u ikin mbrojta antiligjore nga duart dhe ngelen si peshku pa uje e byth zbuluar, dalin kundra reformes ne drejtesi e lobojne per negociata per ne BE

  8. Zzzzzz says:

    KETA JANE TE GJITHE NJELLOJ DUHET TE HERTOHEN DHE TE PENALIZOHEN PER PASURTITE E RTEPERTA …!!!!!!!!!!!!!

  9. Zigur Qarri says:

    Çudi?!Çudia eshte bere normalitet prej kohesh.
    Ordineri Tom Doshi,dy here i denuar,i eshte ndaluar hyrja ne SHBA,
    eshte akoma Deputet!Pa folur per pasurine e tij, qe eshte vene e gjitha
    vetem ne menyre te paligjshme.

  10. spartak says:

    Nuk e paragjykoj aspak z. Thanza për asgjë dhe aq më pak , më duket e poshtër t’i ngrihen probleme të rëndomta vjedhjeje . Kjo është sikur të flasish pasi ka mbaru kuvendimi . Nëse ndonjë ka gjë me këtë punë , pse nuk u mor më përpara , ose të merret më mbrapa .
    Tani jemi tek VETTINGU dhe jo tek DEKRIMINALIZIMI .
    Ama , këtu , po bohet ç’do gjë pa pikën e përgjegjësisë dhe transparencës .
    PO , po .
    Deklaruesi duhet të ketë e mbajë përgjegjësi për pasuritë që deklaron dhe vetting do të thotë që populli ta thotë fjalën e tij , sepse ai i ka heq në kurriz abuzimet , si dhe , pasurinë e grabitur ose korruptive mund edhe t’ia fshehësh ndonjë organizmi , por popullit kurrsesi nuk mund t’i fshehësh as edhe 1 Lek .
    Po deshe PERGJEGJESI dhe TRANSPARENCE , duhet rregullu VETTINGU me aprovimin e një NEN-i ekstra .
    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj , e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot , dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri ai ligj .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

  11. Elmaz Taka says:

    Djali traktoristit milioner dhe pronaret e vertet shkojne ne doren e Hajdutit per gjykim…. une jam nje viktim e ketij Hajduti per nje gjyqe pronesie me testament falso(montuar nga ish-drejtoresha e konfiskimeve ne Hetusin Speciale RUKO SAKO e famshme tashme per noterit e saja) nga vet verdikti dhe rrethanat e gjyqit ky zotri kuptohet qe eshte paguar fuqishem… Paradox-i eshte se si nje i burgosur Politik me 30 vjet te skontuara(xhaxhai im) i le pasurin djalit te ish-drejtorit te pergjithshem te burgjeve dhe ne shume kolosale monetare dhe te patundshme si dhe parat e burgut prej 30 vjetesh… Hajduti Thanza i sherben ambientit te majte nga vjen qe me nje gure vret dy zoq , denigrimin e figures se ketij “Ujku kundra Diktatures” dhe mbushjen e xhepave te vet dhe rrethit qe i takon…!!!

  12. perkthyesi says:

    SUPERSKANDAL! C’behet keshtu? Gjyqtar hajdut qe do vere drejtesi? Teresisht e pamundur! Nuk ngeli delenxhi, hajdut, zullumqar, kusar dhe zuzar, pa u bere deputet, gjyqtar, politikan, prokuror, etj etj. Shqiperi hesapi, dhe ne ende shpresojme……Duhet ikur nga syte kembet prej ketij vendi, qe eshte shume i bukur, por e popullojne vemje dhe parazite unike, qe po marrin ne qafe nje popull te tere!

  13. Loni says:

    Ha ha ha ha! ,na ka bere “drejtesi ” nje hajdut

  14. Keta jane prokuroret dhe gjykatesit e sali komunistit prandaj edhe monika me iliririn jane te shqetesuar dhe gjuajne me cizme e shashka dhe ilirfloriri nuk hedh firmen

  15. Shkodrani says:

    Admir Thanza nuk eshte vetem nje gjykates i korruptuar , por ai e gjygjtari Besnik Hoxha njihen nga gjithe Shkodra per lidhjet e tyre me njerzit e krimit e me vrases serial ne Shkoder , me njerez qe kan terrorizu qytetin , sic jan psh Mhill Prroni nje njeri shume i afret me Besnik Hoxhen , me lidhje te paligjshme bisnesi me gjygjtarin besnik , me Bajrajt e Dobracit nje familje kriminale ne Shkoder e gjobvense , me Lict edhe kjo nje familje kriminale e gjobvense ne Shkoder , me Caft e me Bardhok Planin , pra me njerez qe kan vra e vrasin cdo dite njerez te pa fajshem , qe ju ven gjoba cdo dite tregtarve te ndershem , e qe perdhunojne vajza cdo dite , e qe jan mbrojtur dhe kan ndare fitimet me keta dy gjygjtar te pakten qe ne vitin 97 , kete e din cdo Shkodran qe jeton ne Shkoder !

  16. NjeQytetarOptimist says:

    Ky as per nevojtore smerr dot pune ne boten demokratike..

  17. ta says:

    g,tema,vlerat monetare te jepen ne euro qe njerzit te kuptojne sa pasuri ka.

  18. IVONI says:

    .. ne Shqiperine e 35 vjecarit te fundit , njerezit e ndereshem jane te “mallkuar “..! Djajte “drejtojne “, vjedhin , gjykojne ..!

  19. Nje hajdud i deklaruar esht Gjykats
    Nje trafikant i deklaruar esht kryeminister
    Nje vrases i deklaruar pretendon per kryeminister
    Nje hajdud i floririt kombit behet president.
    Nje spiun i udb behet presudent e kryeminister
    Nje injorant pa asnje eksperjence ne jet behet prokuror

  20. Beni says:

    O mjere Shqiperia.
    A e dine.shqiptaret se presidenti Ilir Meta ka kerkuar azil ne Danimarke?
    Ja ky eshte vendi yne.Shihni dosjen e Ilir Metes ne a e ka deklaruar kete fakt.

  21. Erion Veliaj says:

    Ore keto gjyqtaret duhet te futen ne burk se deklarojne me pak se cduhet. 28 vjet karrjere deklarojne 40 mije euro te ardhura ne total. Ne me pune normale per 15 vjet kemi mbledhur 100 mije euro. Hajde merre vesh pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje