Paolo Maldini dhe 150 milionë euro, plani për të kthyer buzëqeshjen te Milani

10 Korrik 2018, 11:51Sport TEMA

Paolo Maldini bëhet gati të kthehet te Milani. Kapiteni i harruar prej shumë vitesh nga kuqezinjtë, si në periudhën e Berluskonit, ashtu edhe në eksperiencën e shkurtër kineze, pritet që shumë shpejt të marrë një rol të rëndësishëm drejtuesi në radhët e kuqezinjve nën drejtimin e pronarëve të ri, fondit “Elliot” i cili do të marrë në pronësi klubin.

Brenda javës pritet që të bëhet një ndryshim total pasi fondi në fjalë do të marrë klubin nga Janghong Li i cili nuk ka paguar detyrimet që kishte ndaj tij dhe do të bëjë ndryshime drastike në përbërjen administrative. Të parët që do të largohen pritet të jenë kinezët që kanë pasur poste në klubin italian, për t’u lënë vendin emrave si Maldini e Albertini.

Sipas mediave italiane, Maldini ka dhënë pëlqimin e tij dhe është gati të kthehet te klubi ku për shumë vite ishte personazhi më i dashur dhe një figurë përfaqësuese. Ai është takuar me Pol Singer, pronarin e fondit “Elliot” dhe ka diskutuar për ndryshimet që presin kuqezinjtë në të ardhmen.

Ndërkohë, ka marrë garancinë që në klub do të investohen 150 milionë euro, të cilat duhen për përforcime në merkato dhe për të bindur UEFA-n se tashmë plani i ri i klubit është i qëndrueshëm dhe garanton për të ardhmen, jo si ai që Fasone bashkë me kinezët paraqitën pak kohë më parë në zyrat e ndërkombëtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje