Opozita i është rikthyer sërish çështje “Babale” pasi kryetari i PD e la mënjanë pasi doli një dëshmitarë tjetër i cili deklaroi në Prokurori se kishte imituar zërin e Agron Xhafajt vëllait të ministrit të Brendshëm.
Si për të dalë pa lagur nga kjo çështje PD depozitoi sot në prokurori një kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama me pretendimin ai fshehu provat lidhur me audiopërgjimin.
Nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se Rama ka fshehur provat dhe po manipulon procesin e hetimit.
“Para disa kohës opozita ka publikuar një audio-përgjim të një pazari të një bisede për transaksione me drogës, që përfshinte dhe vëllain e Xhafajt.
Pas 24 orësh më pas Rama deklaroi se audio-përgjimi është fals. Është montazh. Dhe ai dispononte provën e ekspertimit.
Dhe ndërkohe Prokuroria ka hapur një hetim penal për ata që janë përfshirë në këtë çështje.
Mospublikimi i kësaj prove, Rama ka detyrimin ta dorëzojë këtë provë për të zbardhur të vërtetën.
Duke mos e bërë publike, jo vetëm që Rama manipuloi opinionin, por po pengon të vërtetën.
Ne jemi duke bërë kallëzim penal për fshehjen e së vërtetën”, tha Spaho. (TemA)
Qe Edi Rama ka fshehur provat e audio pergjimit,e dijn te gjith shqiptaret,edhe qeveritaret vete.
Kaluan mbi dy muaj,dhe nuk ka asnje pergjigje nga ekspertiza e audio pergjimit,qe nuk zgjat me
shume 4-5 ore.Nese opozita e ndjek deri ne fund çeshtjen Babole,Rama eshte i pari qe denohet,
pastaj te gjith ata qe jan implikuar ne kete mashtrim.