VIDEO/ Gruaja i shkruan letër punonjëses: Telefonoi policisë, burri po më kërcënon, ka armë me vete

12 Korrik 2018, 13:13Lifestyle TEMA

Kjo video tregon momentin kur një grua e cila është abuzuar vazhdimisht, arrin t’i lë një copë letër punonjëses së një klinike veterinare, në të cilën shkruante se i dashuri po e kërcënonte me vdekje, dhe se ajo duhet t’i telefonojnë policisë pa e kuptuar ai.

Incidenti ka ndodhur më 28 maj në Florida, kur 28-vjeçarja Caroline Reichle dhe i dashuri i saj Jeremy Floyd, vizituan veterinerin pasi qeni i tyre ishte sëmurë.

Në video shihet gruaja duke u futur dhe afruar në banak të punonjëses të cilës i lë në dorë një copë letër në të cilën shkruante:

“Telefononi policisë. I dashuri po më kërcënon. Ai ka pistoletë me vete. Të lutem bëjeni këtë pa e kuptuar ai”.

Më pas ajo largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe futet në dhomën e pritjes së bashku me të dashurin që mbante në dorë qenin.

Aty menjëherë punonjëset e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë dhe i telefonuan policisë.

Pas disa sekondave në video shihen policët duke u futur në dhomën e pritjes, ku i kërkojnë 39-vjeçarit Floyd të ngrihet në këmbë për ta kontrolluar. Aty i gjejnë pistoletën në brez dhe menjëherë e prangosin.

Video e re është shfaqur, duke treguar momentin kur një grua e abuzuar ka rënë një shënim tek një punonjës i një klinike veterinare, duke thënë se i dashuri i saj po e kërcënonte atë dhe të thërriste policinë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje