Një burrë nga Irani është goditur 80 herë me kamxhik në publik, pasi u dënua se kishte pirë alkool në një dasmë, një dekade më parë.
Amnesty International e ka dënuar këtë akt të tmerrshëm, pasi mediat vendase e kanë postuar një fotografi që tregon të riun të lidhur për një peme dhe rrihej me kamxhik në shpinë nga një njeri i maskuar, ndërsa një turmë e shikonte nga larg.
Sipas prokurorit të Kashmar, personi i njohur me inicialet MR kishte konsumuar alkool gjatë një martese kur ai ishte 14 vjeçar, ku pas një përleshje që ndodhi në atë natë ka mbetur i vdekur një 17 vjeçar. (TemA)
Shtetet arabe,aty ku kafshet duan te ikin e jo me njerezit