Dy binjakë të moshës 3 vjeç, janë gjetur nga policia të mbyllur brenda një kafazi prej druri në juglindje të Brazilit.
Kur prindërit u morën në pyetje nga policia thanë se i kanë mbyllur fëmijët në mënyrë që të mund të bënin disa punë bujqësore pa u penguar nga të vegjlit e tyre.
Policia shkoi të kontrolli shtëpinë, pasi mori një informatë nga dikush se diçka nuk po shkonte në rregull.
Nëna 37 vjeçare dhe babai 40 vjeçar, janë arrestuar me dyshimin për keqtrajtim ndaj fëmijëve dhe këta të fundit janë dërguar në kujdesin e shërbimeve sociale.
Sipas policisë, binjakët nuk kanë pasur ndonjë shenjë që do të tregonte se janë viktima të abuzimit fizik.
“Hapësira ishte shumë e vogël për të dy djemtë. Nuk kishte as lodra e as ndonjë jastëk”, kanë thënë policia braziliane. (TemA)
Ngjason me kolib qeni