Supermashtrimi me djathin: Qumështi zëvendësohet me niseshte, ja skema që ndjekin "terroristët" e baxhove

15 Korrik 2018, 16:15Sociale TEMA

Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo?

Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.

Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’.

Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor.

E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mashtrues?

Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mashtruesit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho.(tch)

9 komente në “Supermashtrimi me djathin: Qumështi zëvendësohet me niseshte, ja skema që ndjekin “terroristët” e baxhove”

  1. Kaonia says:

    Keto jane temat qe duhet te diskutojme se po helmohemi dita dites.

  2. Pa vlere says:

    Top channel televizion I lodhur, I marre fund!!
    Ky problem eshte reduktuar shume, pothuaj nuk egziston me. Prodhimi me I madh I djathit dominohet nga tmprodhues te medhenj dhe te rregullt.
    Por si televizion ne degradim he I shterur qe eshte top channel, nuk ka se cfare problematika aktuale te trajtoje..
    Sa per te ardhur keq!!

  3. Zorro says:

    Mashtruesit me djathin me niseshte,buken me miell kanceroz serb dhe ujin e piste qe shteti e shet per uje te pijshem jane tre fakte qe Rama duhet te shporret nga qeveria!

  4. Baxho qelibari says:

    Filluat me mishin, me domate, me miellin, tani me bulmetin, e ku di une se me cfare do vijoje kjo lufte per te perhapur panik kunder prodhimeve shqiptare. SA TURP! Po mire mo se qe djathi jone nuk eshte me mire nga djathi francez kete e dime por qe te beni gjithe kete panik …. kete nuk e kuptoj. Kujt i sherben ky panik. Thjesht shkaterroni konsumin e produkteve vendase. Po mire moj “Media e pavarur” tek djathi 350 lek/kg e gjetet ju? A thua te tjera i rregulluam, apo ketu se ketu paguhet media nga qarqe anti shqiptare per te shkaterruar ate qe eshte shqiptare. Duhet te kishte menyra te tjera per ta rregulluat kete pune. TURP! Politika po e vret, dhe Media po e varros kete vend. KAZAN e cfare kazani!

    1. Xxxx says:

      Nuk na the,,,a eshte e vertete apo jo ,,,,kush eshte mendimi yt,,,,

  5. Bisnesmeni ndertimit says:

    Shtat uj nji kos

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      He mer bir i kurves serve, a dole me fol?

  6. Flutura says:

    O profesor i UBT, qytetaret duan te konsumojne nenprodukte te qumshtit dhe jo te drithrave te bukes. C’na hyn ne pune etikata “djath me niseshte” me kaq apo aq perqindje. Apo edhe ti si ish kolegu yt ministri Panariti qr deklaroi para disa vitesh se si mund ta dallojme djathin, ashtu si thua edhe ti, me betadine apo jod. Sipas jush duhet te mbajme nje shishe jodi me vehte kur te blejme djath.
    Sa vulgare qe beheni. Shume medioker “profesor” ne vend qe te jeni iprere: te tregetohet djathe qumeshti.
    Per kete mund te fliste me prere nje kimist teknolog se sa nje veteriner.

  7. Tik tak says:

    Amani se mos heqin dore nga niseshteja dhe fillojne me gelqere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje