FOTOT: Nis ndërtimi i rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar

16 Korrik 2018, 10:30Sociale TEMA
FOTOT: Nis ndërtimi i rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri

Një investim i rëndësishëm ka nisur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Kasharit që do të lehtësojë lëvizjen e mijëra banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë që është populluar së tepërmi vitet e fundit.

Favorizuar edhe nga koha e mirë, mjetet e Bashkisë po vijojnë punët me ritme të shpejta për ndërtimin e rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar.

Aktualisht po kryhen punimet nëntokësore duke ndërtuar tërësisht nga e para një rrjet të ri për ujësjellës kanalizimesh i projektuar edhe për vitet e ardhshme, ndërkohë që puna po vazhdon dhe për nënshtresat.

Ndërtimi i kësaj rruge parashikon lëvizjen me disa korsi, si dhe pajisjen në të dy anët e saj me trotuare për këmbësorët, sinjalistikë dhe ndriçim modern si dhe gjelbërimin.

Tashmë mbetet vetëm çështje kohe deri në përfundimin e punimeve duke bërë realitet një dëshirë të banorëve të kësaj zone që tashmë do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e nevojshme.

1 komente në “FOTOT: Nis ndërtimi i rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi” në Kashar”

  1. katrahura says:

    Nuk e ben per banoret por per trafikun e Tiranes qe eshte bere lesh e li!
    Ti nuk ke respekt per banoret e Yzberishtit (KMY),qe jane 50 mije vete,ne pallate 9-10 kate,por nuk kane asnje rruge te shtruar nga Bashkia,pluhuri mbyt ballkonet,qe nuk nder njeri rroba pervec se ne mes te nates kur nuk ka qarkullim!
    Mbi 5 mije femije nuk kane asnje cerdhe,,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,pa llogaritur pensionistet qe nuk kane ku te futin koken ne dimer e ne vere!
    Mallkuar qofsh o kryebashkiak,qe i ke ndare BANORET E BASHKISE TIRANE NE DISA KATEGORI,KUR NE FAKT DUHET TE JENE TE GJITHE TE BARABARTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje