Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka përcjellë kërkesat që kërkon faza përgatitre për çeljen e negociatave.
Diplomati i lartë, vuri theksin tek personeli, për të cilin tha se duhet të shtohet dhe të jetë i kualifikuar.
“Po hyjmë në një fazë të re që do të jetë kërkuese për të dyja palët. Qysh prej fillimit të shtatorit do të zhvillohen takime në Bruksel duke u ndaluar tek kapitulli 24.
Do të jetë thelbësore që të caktohen burime në personel që të përballeni me këtë proces. Në çdo ministri të linjës do tju duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë që do të negociojë me ne, spse nuk mund tja lini në dorë vetëm Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrisë.
Do të negocioni, jo vetëm me ne por edhe me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë këtë procedurë kaq të rëndësishme.
Jam i sigurt që të gjithë jeni të vetëdijshëm që rruga nuk ishte e lehtë. Fillimi i procesit analitik nuk do të thotë se po nisin nga e para. Të gjitha reformat që kanë nisur duhet të vijojnë. Shtetet anëtare do ta shohim me kujdes këtë gjë.
Është e rëndësishme të theksohet se 25 shtete anëtare ishin që negociatat të nisnin që dje.
Duhet parë si një mundësi për të diskutuar zhvillimet më të fundit të marrëdhënieve midisi BE dhe Shqipërisë dhe natyrisht kryeministri iu referua disa detyrave dhe sfidave me të cilat përballen. Këshilli paraqiti shtegun që çon drejt hapave për anëtarësim.
BE dhe shtetet anëtare kanë theksuar në mënyrë të qartë angazhimin e tyre të fortë ndaj politikës së zgjerimit si politikë kryesore e suksesshme unionit tonë. Unë gjithnjë e them këtë fjali, ne ose do të eksportojë stabilitet ose do të importojmë instabilitet. Dhe mendoj se ky është përshkrimi më i mirë në një fjali të shkurtër për atë çka është arsyeja.
Po nuk është vetëm kjo. Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor gjithmonë e them se do të ishte kompletimi i diçkaje që sipas asaj që di unë ka filluar që në 1989 që në rënien e perdes së hekurt e kur Evropa nisi të ribashkohej.
“Nëse do të mund ta thoja në këtë këndvështrim jemi gati partner biznesi kur bëhet fjalë për këtë lloj investimi dhe prania ime në tiranë ka veçanërisht përurimin e procesit të vlerësimit analitik dhe ky është hapi i parë i procesit të negociatave që shtrihet para nesh.
Mendova se do ishte me dobi e rëndësi të sinjalizohej sa më shpejt të ishte e mundur pas vendimit të këshillit që të isha këtu dhe të nisnim këtë proces për të mos humbur kohë e për të mos pritur deri në vjeshtë“, tha Hahn. (TemA)
pirdh pirdh se lirohesh.
Kot merreni me Evropen ne at jemi, TA BEJME SHQIPERINE SI AMERIKA se gjith evropa ne Amerike e ka mendjen. Disave qe duan te antarsohen u vihen kushte idjote, dhe ata qe jane antarsuar kerkojne te largohen. Nga anet tona kesaj i thone NUK BEHET STAN ME LEPUJ, prandaj RROFTE AMERIKA.