Një shkrim i gazetës “New York Times” jep hollësi rreth nivelit të informacioneve që presidenti amerikan Donald Trump ka marrë në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vladimir Putin në ndërhyrjen e vendit të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.
Shkrimi hedh dritë mbi përpjekjet e vazhdueshme të presidentit Trump për të zhvendosur fokusin nga roli i Moskës në fitoren e tij ndaj demokrates Hillary Clinton, përfshirë deklaratat e tij të herë pas hershme, që fillimisht i kundërshtonin dhe pastaj i pranonin gjetjet e komunitetit amerikan të zbulimit, nga takimi i tij me zotin Putin në Helsinki të hënën.
Sipas gazetës, zoti Trump mësoi për herë të parë lidhur me ndërhyrjen e Rusisë më 6 janar 2017, saktësisht dy javë përpara inagurimit të tij, gjatë një takimi në Nju Jork në kullën Trump, me drejtorin e atëhershëm të CIA-s John Brennan, me James Clapper aso kohe drejtor i Zbulimit Kombëtar, me James Comey që drejtonte në atë kohë FBI-në dhe admiralin Mike Rogers, i cili drejtonte Agjencinë për Sigurinë Kombëtare.
Zyrtarët e nivelit të lartë i dhanë presidentit të zgjedhur informacion të klasifikuar sipas të cilit presidenti Puti kishte urdhëruar personalisht fushatën e hakerimit dhe dezinformimit, përfshirë tekste dhe emaile të oficerëve rusë dhe informacion nga një burim i fshehtë i afërt me vetë zotin Putin.
Provat përfshinin emaile të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat që ishin kyç në largimin e votuesve nga kandidatja Hillary Clinton.
Por pasi u njoh me informacionet, zoti Trump lëshoi një deklaratë duke e shpërndarë fajin mes “Rusisë, Kinës, vendeve të tjera apo grupimeve të huaja”.
Presidenti ka kritikuar në mënyrë rutinore hetimin lidhur me sulmet kibernetike ruse, duke e cilësuar një mashtrim të demokratëve dhe “gjueti shtrigash” që synon të minojë presidencën e tij.(VOA)
Keto jane informacione shume te vjeteruara nga gazeta anti Trump. Te gjithe ata emra ne ate shkrim, qe e kane informuar Trumpin, nuk jane sot ne drejtimin e FBI and CIA. Ishin partizane te Demokrateve dhe deshin fitoren e Hillarit dhe sajuan info te paqena nga agjentet anti Trump qe sot po hetohen.
Trump ka tronditur burokracine dhe klasen politike ne USA si fitues pa qene politikan, prandaj kjo lufte vazhdon.
Lereni Presidentin te punoje o komuniste internacionaliste! Populli amerikan ben zgjedhje te lira, jo si tonat!
Ku qëndron faji i Trampit, nëse rusët kanë gjykuar që politikisht për ta ishte më e pranueshme të zgjidhjej Tramp se Klinton? Ata kanë interesat e tyre politike dhe kanë punuar nën dhe për ta realizuar këtë, pa dijeninë e Trampit. Në fakt, kjo duket sikur pula ruse erdhi dhe e bëri vezën në furrikun e Trampit. Por mund ta kishte bërë edhe në folenë e Klinton nëse do i interesonte. Pra,Rusët në këtë rast kanë bërë atë që si rregull dinë të bëjnë më mirë, të ndërhyjnë në punët e të tjerëve. Por duhet vënë në dukje me forcë, se në këtë rast kanë ndërhyrë atje ku perëndimit dhe amerikës i dhëmb më shumë. Liria e zgjedhjes dhe mosdeformimi i vullnetit të zgjedhësve përbën shtyllat mbi të cilën ngrihet godina e pushtetit në këto vënde. Të përpiqesh të deformosh këtë vullnet, kjo do të thotë të shkatrosh themelet e sistemit të zgjedhjeve, guri themeltar mbi të cilin ngrihet godina e dorzimit të vullnetit të popullit.
Që zoti Tramp ka kurajon të hesht, për të mos thënë ka kurajon pothuaj edhe ta përkrah këtë ndërhyrje, thjesht pse ishte në funksion të zgjedhjes së tij, kjo vërtetë është e rëndë dhe e turpshme. Ai duhet ta kuptoj se shteti në këtë rast është goditur në themelet e tij nga një ndërhyrje e huaj. Ai duhet të dalë dhe të bëhet palë me investigatorët e këtij sulmi të paprecedent që i është bërë vëndit dhe jo ta konsiderojë investigimin një gjueti shtrigash. Dhe nëse influeca e kësaj ndërhyrje ka pasur një ndikim domethënës në rezultatin e zgjedhjeve, ai duhet të ketë burrërinë të kërkojë dorëheqje.
Por dhe demokratët çfaqen të paduruar në këtë luftë politike dhe me padurimin e tyre duket sikur lënë të kuptohet që e gjithë kjo është një lojë që bëhet për të shkatrruar Trampin. Me nxitimin e tyre ata duket sikur e diskreditojnë dhe e bëjnë të dyshimtë tërë investigimin e zotit Mëller. Kjo bënë që Tramp ta konsiderojë gjithë këtë një truk të instrumentalizuar nga Demokratët dhe të mos shoh e vlerësoj drejt ndërhyrjen e paprecedent ruse në zgjedhjet amerikane. Pra, situata aktuale kërkon vërtetë qetësi dhe përmbajtje në gjykim.
Sa për denimin e veprimit të pashëmbullt rus, të dy palët, si demokratët dhe republikanët duhet të bëhen bashkë dhe ti tregojnë rusisë se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe do të ketë pasoja të paparashikuara për ata vet në radhë të parë. Dënimi në këtë rast duhet të jetë shëmbullor.
Nku nuk i paske marre ilacet sot ashtu si idhully yt trapez qe tweet ne 02:30 te mengjezit dhe flet gibberish.Ka shume si ty o Nik prandaj edhe USA zgjodhi te marrin e te marreve, Kjo eshte fatkeqsi.