Kadri Voga, babai i Mondi Vogës i shpallur në kërkim nga policia -pasi dhunoi avokatin Ilia Ilia ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorit Arian Ndoj.
Në një prononcim për median Voga pranon se ka qenë djali i tij ai që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.
Ai kërkon nga organet të zbardhin ngjarjen ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi.
“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme.
Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë.
Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti.
Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar.
Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person.
Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime.
Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre.
Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga. (TemA)
Ai që do me bo vetë gjygjësi , e bon , e nuk ulëret se do boj . Me nder ka për të bo një ….
Ec mër z. Kadri vazhdo punën , se nuk mallëngjehena kollaj .
Rrugaç , yt bir , nga familja jote doli e jo nga e imja . Kujt po do me i mbush mendjen . Ke hall , se , tët bir duhet ta kapin për zverku ( me dasht me zbatu ligjin ) e ta fusin brenda për plagosje të rëndë me dashje , se nuk ishte kalamo kopshti dhe e gaboi një Arjan Ndoji me një karamele , por mbushi dhe xhepat me pare , se ashtu e ke mësu ti , nga që , as ti , si ke meritu tamam , sepse s’duhet ti kesh pas me djersë .
Të jesh burrë tamam , kape çunin për zverku ( po a e kap dot tani , se mos të kap ai ty për b… e të nxjerr edhe nga shtëpia ) dhe çoje me duart T’uaja në polici .
Këtij i them reflektim dhe pendesë tamam , e jo deklaratave në ajër ..
Nuk ke pse kerkon falje o njeri i mire se nuk ke bere gje te keqe. Yt bir eshte i rritur dhe ka mendjen e vete. Nuk ke cfare te besh. Shpejte ai do i kete prangat ne duar dhe ai te kerkoje falje nqs ka ndonje cope ndergjegje dhe te provoje edhe burgun. Shiko jeten tende se djali e ka marre rrugen…