Nga Klementin Mile
Fustane deri në fund të këmbëve, aq sa shpeshherë prekin pluhurin e rrugëve të Tiranës. Në piskun e vapës së kryeqytetit është e zakontë të shohësh femra të të gjitha moshave të veshura në këtë mënyrë. Nuk duket të jetë veshje funksionale. Me të tilla fustane që i mbulojnë deri në fund të këmbëve, vajzat dhe gratë lëvizin me vështirësi dhe, me siguri, nuk e përballojnë lehtë vapën.
Ato fustane duken si ferexhe, edhe pse janë në ngjyra të ndryshme dhe nuk kërkohet domosdo mbulimi i fytyrës. Të përbashkët me ferexhenë ato kanë atë ndjesinë që të krijojnë se personat që i veshin nuk lëvizin rehat, nuk ndihen rehat.
Natyrisht, mund të argumentohet se ka një dallim esencial midis atyre femrave që veshin ferexhe dhe të tjerave që veshin fustane deri në fund të këmbëve. Dallimi, thuhet, është te liria. Femrat që veshin ferexhe, nëse duan të vazhdojnë në rrugën e besimit të tyre, nuk janë të lira ta heqin ferexhenë e të veshin diçka tjetër në publik; ndryshe nga femrat, që këtë verë po veshin fustane deri në fund të këmbëve dhe një verë më parë dilnin me pantallona të shkurtra.
Por, nëse i besojmë gjërave që shkruan sociologia italiane Elena Esposito për modën, është e qartë se as ferexheja autentike nuk shpreh mungesë lirie dhe as ferexheja e imituar (si fustan deri në fund të këmbëve) nuk shpreh liri. Funksionaliteti i modës është se ajo na mundëson një orientim më fleksibël ndaj ndryshueshmërisë së kohës dhe të personave. Moda reflekton kalimin filozofik të njerëzimit nga përhershmëria te koha, nga kozmosi te shoqëria. Të ndjekësh modën do të thotë të shqetësohesh për të vendosur një rend, i cili mund të vijë vetëm nga çrregullimi i orientimeve të ndryshueshme të njerëzve dhe nga raportet ndërmjet tyre – por jo nga ndonjë forcë hyjnore e përtejme.
Pushteti i modës vjen nga dy mekanizma paradoksalë. Së pari, është stabiliteti i tradicionales: zbulimi tronditës se gjithçka ndryshon dhe se kjo është e vetmja gjë ku mund të mbështetemi, e vetmja siguri që kemi. Ky është gjithashtu një tipar tipik i kohës moderne, që e dallon atë nga shoqëritë tradicionale, të cilat e themelonin stabilitetin duke parë pas te tradita dhe zakonet, te çka ishte e vlefshme dhe për t’u mbështetur, pasi kishte qenë gjithmonë e tillë. Shoqëritë tradicionale e vlerësonin shumë të vjetrën dhe e refuzonin të renë, pasi kjo e fundit para së gjithash si korrupsion, devijancë dhe telash. Ndërkohë që shoqëria moderne është obsesive ndaj së resë, e cila është bërë tashmë kushti i domosdoshëm për të vlerësuar gjërat: njerëzit jo vetëm e pëlqejnë gjënë e re, por ata pëlqejnë vetëm gjënë e re.
Mekanizmi i dytë, paradoksal i modës është konformiteti me devijancën. Çfarë ose kë imitojmë ne, kur imitojmë modelet që na paraqiten? Ne imitojmë refuzimin e konformitetit, pra devijimin dhe origjinalitetin: ne imitojmë ata që nuk imitojnë askënd dhe ata që janë unikë dhe origjinalë. Këtu biem në paradoks sepse ne imitojmë refuzimin e imitimit dhe duke e bërë këtë jemi njëkohësisht konformues dhe devijantë: konformues sepse bëjmë si të tjerët dhe devijantë sepse i referohemi refuzimit për të qenë si të tjerët.
Ky është një nga sukseset më befasuese të modës, e cila, ashtu siç vihet re këto ditë të nxehta vere në Tiranë, përtej çdo lirie dhe detyrimi arrin të imponojë ligjin kontradiktor të origjinalitetit ndaj gjithkujt: gjithkush dëshiron të jetë unik dhe origjinal, pa imituar askënd – por në këtë dëshirë gjithkush është si gjithkush tjetër. Dhe gjithkush e arrin origjinalitetin përmes imitimit; këtë herë, të ferexhesë.
Te flasi nje Burre per moden e grave dhe te sugjeroi per gjinine e kundert,se kush veshje eshte funksionale dhe kush jo funksionale,
se kush veshje eshte e pershtatshme te ndjehesh rehat,dhe kush e papershtateshme dhe nuk ndjehesh rehat,vjen gjithashu vetem
nga çrregullimi i orientimeve te ndryshueshme te njerezve dhe nga raportet ndermjet tyre.Parodoksalja eshte,se ne vendet liberale,
kete e bejn burrat me testosteron teper te ulet(homoseksualet),ne vendet ku femra eshte e privuar nga shume liri,e bejn fanatiket
fetare.Arritja e origjinalitetit permes imitimit,eshte fenomen biologjik,standart evolucionist.Ne rritemi permes imitimit te ambjentit,
ku individet fuqishem behet pjese e ndjesise,qe percakton edhe qendrimin tone instiktiv te mevoshem.Moda nuk ka imponuar ligjin
kontratdiktor te origjinalietit,por vetem ka ditur ta shrytezoje kete”dobesi” njerzore.Mbas “filozofise” se modes te Klement Miles,
fshihen vetem tendeca fetare.
..Je lodhur kot,,personalitetit i vihet kod vetem ne sundimet totalitare,..mos shihni “ato” ,qe nuk jua shuajne kuriozitetin..mos shkelni ne derrase te kalbur menderisht..{s’jua kuptova….hallin}
Mbajuni hej gaazetare se na e bete edhe kete pinxhon Klemintin Mile filozof?! Jeni ne metro????
Moden e diktojne jo vetem diktatoret politik dhe fetar, por edhe diktatoret e mediave te cilet jan ne sherbim te drejtperdrejte te prodhuesve dhe stershitesve te rrobave. Pra per te shitur sa me shum, moda ndryshon sepaku qdo vit. Kjo funkcionon shum mire tek te rinjet, te cilet jan ende te papercaktuar se kush jan dhe qka dojne, dhe ne anen tjeter shpesh blejne me parate e prinderve, pra pa djersen vet. Kurse kjo “moda” allaturka eshte thjesht invazion ideologjik dhe politik me qellim asimilimi dhe vazalizimi. Nje urti popullore thot katuni qe shihet nuk don udherrefyes, poashtu kjo puna e modes nuk don filozof, por per ndonje “filozof” teme te keqe nuk ka.
Klementin, grua s’besoj se ke qene ndonjehere e nuk mendoj se na e di hallin, por a ke veshur ndonjehere fustan te gjate? E ke ndjere eren e fresket kur te hyn nen fustan e te ajros lekuren e cdo gje qe gjendet nen pelhure, nderkohe qe te mbron nga rrezet direkte te diellit? Provoje njehere e do shohesh se sa mire perballohet vapa me fustane te gjata. Pantallonat e shkurtra, mgjs me te preferueshme per syte e meshkujve, per shalet e gocave nenkuptojne shpeshhere djegie nga dielli (natyrisht nxirje ne menyre jo-uniforme te kembeve) dhe djersitje te padeshiruar ne vende te papershtatshme. Thene kjo, une mendoj qe t’ua leme fustanet grave e te vishen si u do kokrra e qejfit, e ti fílozofo per ndonje teme qe i sherben me shume shoqerise. ?
Nese po shqetesoheshe per vapen e femrave qe veshin fustane te gjata te them se nuk te mban vape fustani i gjate der tek kembet , pasi eshte i hapur poshte, nese do te ishin xhinse eshte problem per vapen. Madje xhinset e shkurtra te mbajne me vap se ai fustani i gjate.