Kombëtarja kroate dhuron për bamirësi fitimet nga Kupa Botërore në Rusi. Tingëllon bukur, por është rrenë. Kryetarja kroate e ka shitur avionin zyrtar dhe vetura zyrtare për të kursyer paratë e buxhetit. Tingëllon bukur, por është rrenë. Një korrigjim në kohën e mashtrimit të publikut nga mediat e papërgjegjshme.
Nga Enver Robelli
Kroacia po përjeton një përrallë verore. Kombëtarja e futbollit ka fituar vendin e dytë në Kupën Botërore në Rusi dhe mbarë vendi i vogël është në këmbë. Pas kremtimeve të mëdha në Zagreb, ku morën pjesë mbi gjysmë milioni njerëz, tani lojtarët dhe trajneri i kombëtares po vizitojnë qytetet kroate – nga Sllavonia në Dalmaci.
Për ta bërë përrallën verore më interesante portale të ndryshme (shqiptare dhe të tjera) kanë përhapur një lajm fantastik: kombëtarja kroate ka dhuruar për bamirësi të gjitha fitimet në Rusi. Një portal shkruan se kroatët kanë dhuruar 23,6 milionë euro, tjetri e rrumbullakon shumën në 24 milionë, një tjetër pretendon se shuma e saktë është 25 milionë euro. Nganjëherë eurot ngatërrohen me dollarë, mungon vetëm edhe ngatërrimi me kuna apo me dinarë apo me lekë.
Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Kombëtarja kroate nuk ka dhuruar ende asnjë metelik për askënd pas kthimit nga Rusia. Portalet që funksionojnë me distribuimin, jo me hulumtimin dhe verifikimin e lajmeve si burim të informacionit kanë marrë një letër të hapur dërguar opinionit kroat nga selektori Zllatko Daliq. Aty përmendet edhe shuma e dhuruar. Letra ekziston, por nuk është shkruar nga Daliqi. Siç shkruan gazeta gjermane «Frankfurter Rundschau» letra në të vërtetë është një kolumne e shkruar nga autori Igor Premuziq, ajo është botuar në portalin dalicom.eu dhe bart nëntitullin: universi paralel. Është një letër fitkive që Premuziq e ka shkruar në emër të trajnerit Daliq dhe aty tematizohet gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike në Kroaci si dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky vend: korrupsioni është ndër problemet që gërryen Kroacinë. Në letër po ashtu bëhet thirrje që politikanët dhe përfaqësuesit e qeverisë të qëndrojnë larg kombëtares së futbollit. Një zëdhënës i Federatës së Futbollit të Kroacisë ka thënë se rrëfimi me dhurimin e parave për bamirësi është një lajm i shpikur. Ndoshta portalet janë entiziazmuar së tepërmi nga historia kryesisht e vërtetë e Lluka Modriqit, i cili si fëmijë ruante dhitë, trembte ujqtë dhe sot luan për Real Madridin. Por, nëse kjo është e vërtetë, nuk domethënë se çdo gjë që plasohet në lidhje me ekipin kroat të futbollit është e saktë, si puna e donacionit për bamirësi. Në lajmin e rrejshëm thuhet se paratë e dhuruara do të harxhohen për të paguar pushimet e fëmijëve të varfër në detin kroat. Thuhet se i vetmi që ka paguar diçka është Ante Rebiqi, futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit. Ai – thuhet se – ua ka shlyer kreditë dhe borxhet të gjithë banorëve të fshatit ku është lindur. Kujdes: thuhet se… Nuk ka ende një konfirmim për këtë.
Fantazia e portaleve ka fluturuar edhe në rastin e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ajo ra në sy gjatë Kupës Botërore me orgjinë e përqafimeve zemërgjera: kush kalonte pranë saj, shpërblehej me një shtrëngim të papërmbajtshëm. Pastaj në portale u tha se kryetarja kroate, kjo nënë e ndershme dhe modeste e kombit kroat, ka bërë shumë gjeste mahnitëse për të treguar – modestinë e saj. Kështu asaj mbi dresin kroat iu vesh güezofi i motrës së nderit. U tha se presidentja e ka shitur avionin zytrar për të kursyer paratë e buxhetit, u tha se e ka shitur 35 vetura zyrtare (Mercedes!), të cilat i takonin ministrave dhe nëpunësve të lartë, u tha se ajo i ka shkurutar rrogat e diplomatëve për 60 për qind, u tha se ajo ka hequr pensionet per sentatorë dhe kongresmenë kroatë, u tha se ajo flet shtatë gjuhë. Presidentja kroate flet anglisht, spanjisht dhe portugalisht – dhe natyrisht kroatisht, por jo shtatë gjuhë. Ndërsa lajmi se ka shitur avionin zyrtar është gënjeshtër. Po aq gënjeshtër është se ajo ka shitur veturat zyrtare të minsitrave (nuk ka kompetencë për këtë). Gjithsesi rrenë është se ka shkurtuar rrogat e diplomatëve, sepse as për këtë nuk ka kompetenca. Rrena më e bukur është ajo se presidentja kroate ua ka hequr pensionet senatorëve dhe kongresmenëve kroatë. Kroacia ende republikë parlamentare, nuk ka as senatorë, as kongresmenë.
Ceshte ky gazetar qelbesire qe na shkruan per keto probleme, po ju zoterinj botues cfare beni, apo qellimi juaj eshte vtem te poshteroni vendin tuaj dhe cdo vend tjeter qe vepron si ju. Si more z.gazetare shkruani me “thuhet” dhe ne vazdim cfare nuk thoni ju, i shtoni nga vehtja. Turp per ket shtyp e media.
Harrova te permend edhe se ky robelli eshte ne nje fryme me serbet per sharjet ndaj presidentes kroate, a mos valle “ka ngrene dikur ndonje luge corbe te prishur e po vazhdon ta vjelle.
Rrobelli eshte filoserb jo shume i hapur! ka lidhje gjenetike ,shpirterore???/ Le ti thote ! Eshte serb????/ Ok ku eshte problemi ,ta deklarojne …nje m.. me pak tek shqiptaret!
Cfare ke mor Enver qe te paska zene marazi? Kjo puna e dhurimit te parave nuk ishte publikuar vetem nga portalet shqipetare.
Punë Ballkani. Nuk jetojnë dot pa lajme sensacionale dhe rrena peshkatarësh. Vari k…..
Dhw pastaj o Robell.Ty kur te falin nje gomar e shikon nga dhembet
Zoti Robelli, per punen me pergjegjsi qe ke bere deri me sto duke pasqyruar realtetin me shkrimet e tua te takon te perfaqsosh flamurin e kombit ne cdo veprimtari gazetareske.
Robelli thotë thjesht: mos besoni çdo gjë në fb. Na mbytën me gënjeshtra. Ai nuk ka asgjë kundër presidentes.
Sic shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” me gazetare bije shkine.
E qka tash Enver Rebelli, shume mire i perfaqson interesat e serbo ruse Bravo.
Po pse lodhesh, merre komplet gazeten serbe vendose ktu e ke te njejten permbajtje.
Ik te Muq Nano qiju pak.
Jane apo nuk jane rrena z. Gazetar, kete nuk e di as ti e as ne te tjeret qe lexojme lajmin. Ku ka ze nuk eshte pa gje thote populli. Ju si gazetar perpiquni pak me shume te shkruani drejt gramatiken e gjuhes shqipe se na dhembin syte kur e shtremberoni, duket sikur e keni gjuhe te dyte
hajde torobell hajde.edhe sikur te te kete prekur ty personalisht nuk mund te flitet keshtu,me kete gjuhe.lajme te rreme ka kurdohere,jane bere te modes.Por ti rreshqet per nje grua,nje personalitat,qe ne fund te fundit nuk ka lidhje me ty dhe me vendi,vec shprehjes se miqesise.tamam torobell.
Prandaj askush nuk ka rrespekt per gazetaret.
Gazetaret dhe avokatet, jane njerez pa moral ( jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjith boten ).
alkolinda e kroacise qe mori me llape gjithe zezaket e frances
cte themi me shume
Rrofsh o Enver Delli qe na hape syte. Po tashti?
Si mund ti publikohet ky artikull artikullshkruesit edhe ku? tek Gezeta Tema?????…Nuk mund te quhet as artikull biles!!!
Çfarëdo të thotë veri,Kroacia eshte shtet serioz,jo si shqiperia.
Por siç thoshnin te vjetrit,i shami te shan.
Shqiptari shikon qimen tek syri i tjetrit
por nuk e shikon traun,ne syte e vet qe ti dalin.
Pse nuk thua o Enver se kroatët paskan më shumë pordhë se ne
Por ne fakt ka te drejte. Kam pyetur nje mik nga Kroacia dhe me konfirmoj qe asnje nga ato qe thone mediat per te s’eshte e vertete. Ajo s’ka shituar e as ka ulur asnje rroge. Pelqehet nga naciolianistet e ustashas ne Kroaci dhe adhuron Trump.
Nuk e kuptoj arsyen pse i sulen gazetarit qe ka thene te verteten?????