Bushati flet për marrëveshjen me Greqinë dhe sulmon opozitën: Kemi hedhur hapa në çështje që ishin tabu

22 Korrik 2018, 19:46Politika TEMA

Mes polemikave dhe akuzave nga ana e opozitës se Shqipëria ka vendosur që të shkëmbejë territore me Greqinë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur për marrëveshjen e detit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, Bushati tha se janë hedhur hapat substancial për disa çështje që më parë konsideroheshin tabu.

Po ashtu ai iu kundërvu opozitës, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka abuzuar me këtë çështje.

“Kemi hedhur hapa substancial për disa çështje që konsideroheshin tabu. 

Jemi në tryezë për çështjen e kufizimit të zonave detare, por edhe për çështje të menaxhimit të kufirit tokësor. 

Por për fat të keq, shohim qartë se ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng edhe për të mos lejuar që marrëdhëniet shqiptaro-greke të çlirojnë energjinë që ajo mundet.

 Nuk ka qenë lehtë të ulësh në tryezën e bisedimeve, edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej”, tha Bushati. (TemA)

5 komente në “Bushati flet për marrëveshjen me Greqinë dhe sulmon opozitën: Kemi hedhur hapa në çështje që ishin tabu”

  1. Hosteni says:

    Une kujtoja se me debili ne PS ishte Majko.

  2. says:

    Nga 200 km2 det në kohën e Berishës, sot flitet për 1200 km2. Ka arrdhur koha të vrasim Presidentin Grek

  3. mirel says:

    Ashtu eshte Bushat. Merutoni nje Bravo te madhe..
    Kush paska qene ai i marre qe e konsideronte tradhetine tabu!?
    Jeni te lire ta shisni gjithe Shqiperine dhe ta clironi vendin mga ca “palo” patriote qe nuk i duan tradhetaret.
    Ceshtje tabush..do humbasin me kohen.

  4. Llanua says:

    Aq hap i madh eshte hedhur sa erdhi kufiri grek ne Himare e Sarande. Bravo. Hapi tjeter i madh do jete kufiri spostimi i kufirit tokesor.

  5. Beni says:

    Hap gjigand. Erdhi kufiri grek ne himare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje