LETRA/ PD i shkruan Ruçit: Nuk dërgojmë asnjë anëtar për mbikëqyrjen e Vettingut në polici, është farsë

22 Korrik 2018, 21:27Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho sqaron në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit arsyet përse PD e konsideron farsë dhe nuk do të çojë anëtarët e saj në nënkomisionin parlamentar që mbikqyr vettingun në polici.

Në letër thuhet se “ligji është një mekanizëm fasadë i Qeverisë që, me propagandë, të mbulojë lidhjet e Qeverisë me krimin e organizuar, të mbajë nën kontroll politik dhe të realizojë spastrime politike në Policinë e Shtetit.”

Argumenti kryesor që zoti Spaho përmend në letër dhë që provon farsën e vettingut ne polici ishte mospranimi nga maxhoranca i propozimit thelbësor të PD, që vettingu në rradhët e Policisë së Shtetit të fillojë nga drejtuesit politikë, duke nisur me Ministrin e Brendshëm.

“Sa kohë procesi i vettingun, drejtohet nga një Ministër i Brendshëm, i lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk pranon që vetë të jetë subjeki i procesit të vettingut, opozita e konsideron këtë proces një farsë të papranueshme, ku nuk mund të bëhet pjesë.”- thotë kreu i deputetëve demokratë, Edmond Spaho.

Për PD është e papranueshme që, një punonjës i thjeshtë i Policisë së Shtetit, të konsiderohet me ligj si i papërshtatshëm me detyrën për shkak se një kushëri i tij është i dënuar më parë, ndërkohë që drejtuesi politik, Ministri i Brendshëm, e ka vëllanë të dënuar dhe në burg për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

 

6 komente në “LETRA/ PD i shkruan Ruçit: Nuk dërgojmë asnjë anëtar për mbikëqyrjen e Vettingut në polici, është farsë”

  1. Johani says:

    Siq thot populli; “me mire i fiket se i flliqt”,sikur te ishit njerez o prrof zeza ju eshte dashur qe moti te zhdukeni nga politika,bile edhe familjaret tuaj te mos e dijne se ku jeni zhdukur sepse jeni bere aq pis sa quditem si nuk e kuptoni dhe si ju pranojne femijet tuaj ne familje,apo i keni kriminalizuar edhe ata si kopene e PD-s,por sidoqofte me mire vone se kurre sepse jeni bere aq te urryer sa nuk e mendoni,bile edhe millosheviqit ia kani kaluar.

  2. aman se terbuat dhe Saliun says:

    O profesor haleja, po Saliu eshte i lidhur me krimin, po Lulezimi apo ndonje tjeter, profesor haleja. Ju s’kini as turp as gje njerezore. Keni mbaruar si njerez dhe aty do ngeli me dhjetevjeçare. Doni dhe pushtet ju muter!

  3. ce says:

    Propozoj te dërgoni si antar komisioni nga PD Elmaz Hamutin e Gramshit kryeplehren e Shqipërisë

  4. lakja says:

    RUCI :kujt i plasi

  5. ce says:

    Njeriu me i pershtatshen per ne komision eshte Lulzimbasha i Gramshit Kryeplehra e Shqipërisë Elmaz Hamuti , ai ka respekt te madh per Policet,

  6. vasiani says:

    Spartak Braho,ky kulushi DuÇes,bertit fort,, ju flet radio Tiranaaaaa. je bere qesharak a ditezi,e si mund te mendoj une qe ti neser te behesh qe kurre s’ke per tu bere,dhe qe te maresh fatet e kombit ne dore, a e kuptoni qe bertisni njeri me shume se tjetri se keshtu jeni ne sinkron me njeriun qe nuk di cte kerkoje ,. bertet Vokshi qe sja thote gjekundi,e do per ilacet,e do per teater, e do per sport.e do per turizem, ne fund ske ce do per asgje,nuk eshte faji saj,do te justifikoje qe me tekstil qe ka mbaruar e trajnoje Berisha dhe e beri si shkrepse plepi,kaq di ,kaq ben,e ka koken sa kater deputet bashke,por mend ka aq sa ,s’ka per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje