Teksa po mbërrinte në zyrën e tij në Bashki, kryebashkiaku Erion Veliajn është përballur me një surprizë të bukur pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.
Zv/ ministri i Drejtësisë Toni Gogu, i cili feston sot edhe ditëlindjen, kishte zgjedhur si mjet transporti në kryeqytet pikërisht një nga biçikletat portokalli Mobike.
“Ja prova qe mund te jesh “cool” ne çdo moshe – gezuar ditelindjen @ToniJGogu, i ke ul nja 20 vite me @MobikeAL”, shkruan Veliaj në twitter.
Kanë kaluar vetëm 46 ditë, që kur Mobike nisi pedalimin e tij zyrtar nëpër rrugët e Tiranës duke u përqafuar menjëherë. Nisma e Bashkisë së Tiranës është kthyer në një trend ku të gjithë grupmoshat zgjedhin si mjet transporti alternativ dyrrotakun duke kontribuar edhe për një qytet më të pastër dhe për një jetesë më të shëndetshme.
Ik mor hajdut me fakultet.
Je me keq se Arsen Lupeni.
Hiq nga qarkullimi ato autubuzat kinez, qe leshojne helm 24 ore ne 24. Bej ndonje rrethrotullim normal. Rregullo ujin qe as pihet e as nuk lahesH dot. E vjen 2 ore ne dite.
MOS NA BEJ REKLAMA. SKUTH HAJDUT.
Zv minister që nuk shet pordhe me Benz? Nuk ka mundesi!
Sepse ne, kur e kemi kafenene dy minuta ne kembe, e bejme 15 minuta me makine. Por pordhet me te medha nuk i kane zyrtaret tanë. I kane grate e zyrtareve. Ose burrat, sipas rastit kush i vesh pantallonat ne shtëpi.
The lumte lali
Eri .
Vazhdo sic e me nisur.
Po Lali me cfare erdhi per foton apo i beri nje tel Toni e bejme keshtu vlla ti merr nje biciklete une sa dola nga shtepia per 2 min jam te bashkia TV i kam thirre nje rruge e tre pune : te uroj ditelindjen ,reklame biznesit ne emer te ndotjes ,dhe dalim si superpidha ne Tv,he lali artist me bojna je do thoshte i madhi Ndre Shkjezi po te ishte gjalle.