Policia e Lezhës ka sekuestruar 200 kg lëndë narkotike Mariuanë, 4 litër vaj hashashi, 1 armë zjarri, 2 automjete dhe 4 celularë si dhe vënë në pranga 4 shtetas si posedues të tyre.
Të kapur në flagrancë bashkë me sekuestrot e lartpërmendura në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras, janë shtetasit:
– T.K, 54 vjeç, banues në Krujë
– M.K, 32 vjeç, banues në Krujë
– M.Q, 42 vjeç, banues në Krujë
– N.D, 39 vjeç, banues në Krujë
Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar të telefonojë në numrin falas 112, duke denoncuar apo ofruar të dhëna që ndihmojnë në goditjen e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend. (TemA)