Ylli i presidentit Trump në “Hollywood Walk of Fame” është shkatërruar sërish.
Policia ka njoftuar se është goditur nga një burrë me kazmë.
Për këtë akt mëngjesin e së mërkurës është arrestuar një person.
Dëshmitarët dhe policia thonë se ai arriti në bulevardin hollivudian me një kuti kitare në dorë, nga e cila nxori kazmën.
Më pas shkoi tek ylli i presidentit për të shkaktuar.
Por kjo nuk është hera e parë që ylli i Trump prishet pasi ai është shkatërruar edhe në vitin 2016. (TemA)