Noton për 3 orë me duar e këmbë të lidhura në Ohër, bullgari thyen rekordin Guinness

26 Korrik 2018, 07:30Lifestyle TEMA

Yane Petkov është një instruktor noti nga Bullgaria që u përpoq vitin e kaluar të thyente rekordin e peshkatarit Gopak Kharvi, por nuk ia doli.

Këtë vit pati sukses pasi notoi për 3 orë në Liqenin e Ohrit për rreth 3.380 metra.

Ndërsa rekordi i indianit që fitoi në 2013 ishte 3.071 metra.

Më 24 korrik ai notoi me duart e këmbët e lidhura dhe i futur brenda një thesi, për të rifituar rekordin Guiness që e humbi rreth 5 vite më parë.

Yane hyri në Librin Guinness në 2013 me 2.030 metra, por qëndroi vetëm për 3 muaj pasi titulli iu mor nga Kharvi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje