”Gëzuar Ditëlindjen Kampion”, Ditmir Bushati mesazh të birit nga SHBA

25 Korrik 2018, 14:10Lifestyle TEMA
”Gëzuar Ditëlindjen Kampion”, Ditmir Bushati mesazh

Martini është më i vogli i familjes Bushati dhe sot mbush plot 6 vjeç. I ati tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nuk mund të jetë i pranishëm në festimet e ditëlindjes së të birit, për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale për Martinin bjond kaçurrels, nga SHBA, ku po merr pjesë në punimet e ministerialit për Zhvillimin e Lirive Fetare, të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ai i dërgon një kartolinë të birit: ” Gëzuar Ditëlindjen Kampion”.

Kujdesi ndaj ngjarjeve të ditës dhe momenteve të rëndësishme të fëmijëve nga Bushati nuk ka munguar. Së fundmi ne e kemi parë Ministrin Bushati të “lëvdohej”, me angazhimin qytetar të vajzës Hera, e cila megjithëse vetëm 11 vjeçe, u bë pjesë e grupit të të rinjve që u angazhuan për të pastruar Shqipërinë.

Bushati është shprehur edhe më herët në media lidhur me mungesat ndaj familjes për shkak të punës dhe profesionit, për të cilin ai nuk e fsheh se puna që bën është pasion për të.

“Familja do të ankohet sepse do të të shohë rrallë, edhe pse si ministër ke fatin dhe përgjegjësinë të jesh pjesë e ngjarjeve historike e momenteve që kërkojnë vendimmarrje e qëndrime të qarta”, kujton Bushati një këshillë të një kolegu me eksperiencë në kohën kur e mori këtë detyrë.

1 komente në “”Gëzuar Ditëlindjen Kampion”, Ditmir Bushati mesazh të birit nga SHBA”

  1. rexha 10 says:

    TE PAKTEN KY KA PER TA FESTUAR DITELINDJEN,DHE U BEFTE 100VJECE .APO TE RROJE SA MALET E SHQIPERISE .
    POR A E DI TI MERE SE SA FEMIJE NE SHQIPERI NUKE E FESTOJNE DITELINDJEN?PAKE E NGA PAKE POPULLI PO KTHEHET NE SKLLEVERI ME DESHIRE.SEPSE NE PORTALET NUKE JEPET RALITETI I PERDITESHEM .JENI TE INTERESUAR TE SHKRUANI ,KOSTUMIN E EDI RAMES,FUSTANIN E ZONJES SE PARE AMERIKANE,TELONOVELAT E GRIDA DUMES ME SALIJANIN, BERISHA THEU REKORDIN E NOTIT NE SHKODER,EDHEPSE MUNGON DETIetj.pse nuke trokisni neper familje ,sepse jane shume femije qe ne vende te bukes po hajne gjethe rrushi.lere pastaj te flasesh per ditelindje ,apo festa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje