Ky është momenti qesharak kur një turiste, e cila ka dashur të realizojë një foto me një nga rojet Mbretërore në detyrë jashtë kështjellës Windsor, e ka pësuar shumë keq.
Në pamjet filmike do të shikoni gruan që i zë rrugën ushtarit me shpresën që të realizojë një foto të bukur, por situata nuk ka shkuar ashtu siç ajo mund ta kishte imagjinuar.
Pasi ka arritur pas shpinës së saj, roja nuk ka ndaluar por e ka shtyrë dhunshëm që t’i hapte rrugën
Videoja është përhapur masivisht në rrjetet sociale. (TemA)