Pas heshtjes së opozitës për çështjen “Babalja”, duket se Albert Veliun ka kush e kujton në këto ditë të vështira për të.
Në qytetin e Vlorës, me qëllim thithjen e turistëve është emërtuar një restorant me emrin “Babalja”.
Duket se emri i ri ka shërbyer që pronari i lokalit të shtojë klientelën.
Emri 45 vjeçarit nga Novosela u bë i njohur pas një skeme mashtrimi që ai ngriti me suportin e “selisë blu”, për të sjellë një bisedë të sajuar me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Veliu trazoi opinionin publik për rreth një mnuaj deri sa u demaskua loja për të futur në kurth ministrin Xhafaj. (TemA)
Personat me probleme mendore quhen turistë. Sa herë kemi lexuar në gazeta për vetvrasje në hotele
Ai restorant ka të paktën 10 vjet që egziston me atë emër. Dhe është në Radhimë e jo në Vlorë. Pronarin e tij në zonë e njohin me pseudonimin Babale, prandaj ai ka emëruar restorantin e tij ashtu. Ska lidhje me tërheqje turistash apo çështje politike.
Une po te isha do ti kisha shtuar mbiemrin cilesor ” i Vicidolit”. Pra Babalja i Vicidolit
ooo gazetar legen ja fute kot, i lidhe kot me kot emrat, qenke gazetar babale, por edhe tema duke publikuar keto budalliqet tuaja behet edhe ajo babale,,,,emrat i lidh kot po edhe babalja jot nuk eshte nga novosela