Një peshkaqen i madh i bardhë është kapur në brigjet e San Clemente në Californi dhe më pas është lëshuar në det.
Në pamjet fimike do të shikoni se si peshkatari kap një peshkaqen të ri, rreth dy metra i gjatë dhe e tërheq drejt bregut.
Disa burra kanë ndërhyrë me pinca për të liruar nga ganxha ku kishte ngecur peshku i madh.
Teksa krijesa detare largohet në mes të dallgëve një grua dëgjohet të komentojë: “Një fund i lumtur”. (TemA)