Divorc pas 40 vitesh martesë? Shumë vonë. Së paku sipas ligjit anglez, interpretuar njëzëri sot nga pesë gjykatësit e Gjykatës së Lartë të vendit kundër 70-vjeçares Tini Owens, e cila kërkoi divorc nga bashkëshorti i saj Hugh, mbi të 80-at.
Janë martuar në vitin 1978 dhe kanë dy fëmijë. Por, Tini u largua nga shtëpia në 2015-ën dhe e shtyu divorcin duke ia atribuar Hugh-it faktin se ”shkaku i divorcit ishin sjelljet e paarsyeshme të tij”, raporton ata.
Ai e ka kundërshtuar duke e etiketuar vendimin e Tinit si një ”goditje të rëndë” si edhe nga fakti i ”ndonjë lidhjeje të mundshme jashtë martesore”.
Në bazë të normave britanike në fuqi, gjykata i ka dhënë te drejtë Hugh duke vendosur se ”Tini duhet të mbetet e martuar derisa të kalojne pesë vjet nga ndarja efektive”, një vendim që bëri bujë në shtypin vendas.
Të njëjtit gjykatatës, mes të cilave zonja Brenda Hale, presidente e Këshillit të Lartë, ka theksuar se kanë marrë këtë vendim dhe i bën thirrje Parlamentit të reformojë ligjin mbi divorcin.
”Ma kanë vënë në dukje që të mos bëjnë asgjë tjetër, përveçse ta aplikojnë derisa të ndryshohet ligji”, tha ajo.