Operacioni i Ndërkombëtar i Monitorimit "ngel në klasë" gjyqtarin Bashkim Dedja, ankimon vendimin e KPK : Nuk arrin nivel të besueshëm

26 Korrik 2018, 17:15Kronika TEMA

Operacioni i Ndërkombëtar i Monitorimit ka shprehur rezerva për KPK-në.

ONM nuk dakord me kalimin e Vettingut për gjyqtarin e Gjyaktës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Njoftimi i plotë

Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

10 komente në “Operacioni i Ndërkombëtar i Monitorimit “ngel në klasë” gjyqtarin Bashkim Dedja, ankimon vendimin e KPK : Nuk arrin nivel të besueshëm”

  1. Dorina says:

    Epo shyqyr qe u bete te gjalle, se na hutuat duke i kaluar keta qelbesira, bemat e te cileve i njeh gjithe dynjaja. Ne burg zagaret! Dhe t’u sekuestrohen pasurite.

  2. Alba says:

    Ky po eshte nje lajm shpresedhenes. Thame se shpetuan kermat dhe ndyresirat e drejtesise

  3. xoni says:

    Hallall ju qofte por kapobanda ZAGARNJORI duhet hequr urgjentisht.

  4. Populli says:

    Kapobanda ZAGANJORI kur do te shkarkohet?

  5. Shpetimtaret vigjilente says:

    Rrofte monitorimi Qenkan me te vertete te sakte ne punen e tyre,, I pergezoj per kete detyre fisnike qe me gjith veshtiresite e panumurta kembengulin per te shpetuar Shqiperine dhe emisjonin e tyre BRAVO

  6. American says:

    Epo nqs edhe ky gjyqtar ( te cilin e njoh personalisht dhe e di fare mire se cpasuri ka ai dhe familjaret e tij ) nuk ngelet ne detyre ????!!! Atehere VINI NJE VIZE TE KUQE , HIQINI TE GJITHE PA PERJASHTIM DHE FILLONI NGA 0 MADJE NEN KETE NIVEL PER THEMELET … NE TERE GJYKATAT E PROKURORITE …… Mos harroni policine gjyqsore prane policise sidomos se aty ne fakt behet nami me ceshtjet penale ….TUNG …

  7. Sal says:

    Bravo. Nje grusht ne hunde bastardeve qe bejne sikur rivleresojne. Nqse nuk qeroni dhe Zaganjorin nuk jeni ata qe pritet te jeni.

  8. OPGJ says:

    Operacioni nderkombetar i m9nitorimit me dy standarte.Bashkim Dede me te.drejte e kundershton.Le pa kundershtuar.Xhezair Zaganjorin.Me llogaritne e analizE te ceket nqs Bashkimi eshte per largim. Xhezairi duhet te zhkoje te banoje ne Shkoder lerg Tiranes.Atehere kot kritikohet eEdi per qendrim te padrejte ndaj vendimit Zeganjori.Te huajt qenkan me …dhe nuk kane hallin e drejtesise por te shifrave.

  9. Gegë Matrënga says:

    ZAGAR-njollën amanet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje