Çmenduri në merkaton e Premir League. “90 milionë për të marrë Harrin”.
Ky është titulli prestigjiozes angleze “Daily Star”, që i referohet objektivit kryesor të merkatos së Mançester Junajtid.
Mourinjo e ka vendosur: kërkon me çdo kusht në skuadër Herri Maguajër, mbrojtësin e qendrës së Leiçesterit dhe Anglisë.
Por kostoja për këtë lojtar është shumë e lartë dhe duket se do të thyejë çdo rekord.
Shifra e përmendur prej 90 milionë eurosh ka sjellë shumë diskutime në Angli, sepse po tejkalohet çdo limit. Kaq shumë miliona për një mbrojtës!