VIDEO: Pasagjeri humb ndjenjat, taksisti e lë të shtrirë në mes të rrugës

28 Korrik 2018, 10:41Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një taksist nxjerr nga makina një pasagjer, duke e lënë këtë të fundit të shtrirë në mesin e një rruge në Londër. 

Viktima që ishte pa vetëdije, është gjetur pas dhjetë minutave nga një kalimtar, që më pas ka thirrur ndihmën e shpejtë. 

Kamerat e sigurisë e filmuan ngjarjen, kur i njëjti taksist ka kaluar pranë tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhë, pa treguar se ka lidhje me incidentin. 

Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, atë e dërguan në spital ku ende është duke u trajtuar. 

Në anën tjetër, policia ka shpërndarë pamjet, në përpjekje që të identifikohet taksisti, që kreu veprimin e pazakontë për të cilin sigurisht se duhet të përgjigjet. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje