Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu e dyfishuan mundesinë e valës aktuale të të nxehtit që ka përfshirë Europën.
Studiuesit krahasuan temperaturat e larta aktuale me të dhënat historike nga shtatë stacione moti, në pjesë të ndryshme të Evropës.
Raporti i tyre paraprak gjeti se “sinjali i ndryshimeve klimatike është i paqartë“, në nxehtësinë e kësaj vere.
Ata gjithashtu thonë se shkalla e valës së nxehtësisë në Arktik është e pashembullt.
Shkalla dhe gjerësia e nxehtësisë aktuale që përjetohet në të gjithë Evropën ka shkaktuar shumë pyetje rreth ndikimit të ngrohjes globale në ngjarjet ekstreme.
Për të provuar nëse ka një lidhje, studiuesit përcaktuan një valë të nxehtë si tre ditët më të ngrohta në një vit dhe pane të dhënat nga shtatë stacione moti, në Finlandë, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Ata zgjodhën këto vende, sepse të gjithë kishin të dhënat e digjitalizuara që datojnë në fillim të viteve 1900, ndryshe nga Britania e Madhe. Ekipi gjithashtu përdor modele kompjuterike për të vlerësuar shkallën e ndryshimeve klimatike të ndikuara nga njeriu, shkruan BBC.
Studiuesit zbuluan se në stacionet e motit në Holandë, Irlandë dhe Danimarkë, ndryshimi i klimës ka rritur në përgjithësi shanset e valës së nxehtësisë aktuale me më shumë se dyfish.
Shkencëtarët thanë se një valë e ngjashme e të nxehtit ka gjasa të ndodhë në rreth dhjetë vjet në Skandinavi dhe Irlandën jugore dhe në rreth pesë vjet në Holandë.
Duke pranuar se vala e nxehtësisë aktuale në Arktik është e pashembullt në të dhënat historike, hulumtuesit nuk ishin në gjendje të zgjidhnin qartë ndikimin e ndikimit njerëzor.
Kjo për shkak se temperaturat e verës ndryshojnë shumë nga viti në vit, kështu që trendi ishte i pamundur të vlerësohej nga vëzhgimet, thanë autorët.
Një pyetje që shkencëtarët nuk ishin në gjendje të përgjigjen ishte nëse ndryshimi i klimës kishte një ndikim në mbajtjen e sistemit të zgjatur të presionit të lartë në Europë.
Ata shpresojnë ta bëjnë këtë kur publikojnë një analizë më të plotë të ngjarjeve të kësaj vere në një revistë shkencore. Megjithatë ata argumentojnë se gjetjet e tyre fillestare duhet të nxisin më shumë veprime nga qeveritë.
“Ne nuk po marrim masat e duhura“, tha Dr Robert Vautard, nga CNRS në Francë.
“Ne po zbulojmë ndryshimet klimatike në vend që të bëjmë diçka kundër saj“. (TemA TV)