Lorik Cana ka ditëlindjen, Meta mesazh urimi: Edhe 93 vite të tjera të lumtura

27 Korrik 2018, 09:33Lifestyle TEMA

Ish kapitenin e Kombëtares Lorik Cana feston sot 35 vjetorin e lindjes. 

Në këtë ditë të veçantë për të presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi në rrjetin social facebook. 

Teska e uron për ditëlindjen Meta thotë se kapiteni kuq e zi udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016. 

Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.  

Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.  

Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”- ka shkruar Meta. (TemA) 

4 komente në “Lorik Cana ka ditëlindjen, Meta mesazh urimi: Edhe 93 vite të tjera të lumtura”

  1. malesori says:

    Zoti President, ish kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Cana eshte me te vertete nje figure e shquar e sportit shqiptar dhe padyshim meriton vleresimet me pozitive etj. Edhe une me kete rast i uroj z. Cana edhe njeqind vite te tjera, jete te gjate e te lumtur.
    Zoti President, me kete rast dua tju kujtoj se sporti shqiptar ka nxjerr nder vite figura e talente te shquara, por nuk jane vleresuar dhe jane lene ne harrese. Me kete rast do te permend kollosin e sportit te qitjes Rexhe Ndreu i cili eshte ndare nga jeta nje vit me pare. Ky sportist mund te cilesohet pa frike si sportisti me i talentuar i sportit shqiptar i cili ka lene gjurme te thella dhe emer te madh jo vetem ne Shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare. Eshte i vetmi sportist e trajner i klubit Partizani dhe atij kombetar qe per vite me radhe ka arritur rezultate te nivelit nderkombetar duke nxjerre edhe kampion europe siç eshte rasti i Elizabeta Karabolli ne vitin 1979 etj. Po keshtu ka nxjerre sportiste te talentuar si Sadik Kuçana, Niko Shtrepi, Elizabeta Karabolli, Diana Mata etj. Eshte i vetmi sportist me titullin e larte “Trajner Kombetar” etj. Ju lutem zoti President merreni mundimin e lexoni pak CV e talentit Rexhe Ndreu dhe do te bindeni se kush ka qene. Per mendimin tim e vetmja gje qe e ka penalizuar ka qene origjina e tij nga TROPOJA, megjithate shpresoj te mos kete qene kjo aresyeja.

  2. Rita says:

    Gezuar ditelindjen Lorik..edhe 100 vite te lumtura ?

  3. Vlonjati says:

    president qesharak . cpune ka poullu me ditlindjen e nje te zakoneshmi. injoranca ne krye te shtetit .

  4. Baton KITA - Gostivari says:

    Me respekt e adhurim. Pac jetë të gjatë e shëndet, o zemërbardhi ynë, emblema kombëtare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje