Të gjithë çmenden pas Shaqirit: Me Liverpool të tjera suksese

29 Korrik 2018, 18:19Sport TEMA

Nuk kishte debutim më të mirë për Xherdan Shaqirin me Liverpool-in.

Në sfidën miqësore kundër Manchester United, që të kuqtë e fituan me rezultatin 4-1, zvicerano-shqiptari la gjurmë me golin e shënuar.

Ai realizoi me rroveshatë një supergol duke zbavitur mbi 100 mijë të pranishmit në impiantin e dytë më të madh të botës, “Michigan Stadium”

Në përfundim të takimit, mesfushori dërgoi edhe një mesazh për tifozët e tij të Liverpool-it.

“Është një mrekulli për mua. Ky është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Unë gjithmonë shënoj të tillë gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu. Është një gol i mrekullueshëm, por edhe më fantastike e bën fakti që unë luaj për këtë klub. Jam me të vërtetë shumë i lumtur.

Ajo çfarë dua është që të tregoj se si luaj, ato çfarë unë di. Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip që të bëjë përpara. Më bëhet qejfi që fansat u gëzuan nga goli”, deklaroi Shaqiri me anë të një video-mesazhi. Goli me rroveshatë ka bërë që të jenë të shumtë fansat e të kuqve tepër të ekzaltuar për blerjen e re. Paraqitja e tij mori shumë komente në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje