Erion Braçe mesazh prekës për vdekjen e Hajdaragës: Nuk dua të të përcjell nesër Luan, ishte bukur me ty! Ja si na shpëtoi jetën

30 Korrik 2018, 19:38Blog TEMA
Erion Braçe mesazh prekës për vdekjen e Hajdaragës: Nuk

Nga Erion Braçe

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire,  beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor, sup me sup me shokun, mikun, vellain;

Burra usheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,  peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe, tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes, ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes  ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin, zbriti nga timoni shoferin e tij dhe, nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!

Nuk mbaroi aty;

Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines, pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim, kishim policine sekrete te kohes, ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,  deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;

Ajo djathtas e poshte,  ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,

Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,  ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,  u ça majtas e djathtas,  here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,  por per te mbetur gjalle!

Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

Na shpetoi Luan Hajdaraga!

Prej asaj dite nuk u ndame me, Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;

Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;

Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996, janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

 

Bashke ne ditelindjet e mia, atje tek shtepia e vogel ne Kombinat, ne gazete duke perdorur une pervojen e folur e te shkruar te njeriut qe kish pare perendimin me pare se cilido,  ne gezime te njeri tjetrit deri tek dasma ime ku miqesine e udhehiqte Ai, Luan Hajdaraga,  si dibrani tek dibranet por ne anen tjeter te krushqve!

 

Keshtu kemi jetuar ne! Ishte kohe tjeter, e veshtire por e bukur; Te kishe nje shok, nje mik, nje vella te madh, ishte aq bukur!

 

Nuk dua te te percjell neser Luan,  ishte bukur me Ty si shok, si mik, si vella!

Ne te dy jemi mesuar ndryshe;

Burra si ty percillen per ne beteje,

jo per tu humbur!

13 komente në “Erion Braçe mesazh prekës për vdekjen e Hajdaragës: Nuk dua të të përcjell nesër Luan, ishte bukur me ty! Ja si na shpëtoi jetën”

  1. Beni says:

    Pastaj, sa erdhi ne pushtet hengri 2 milion dollare pilaf. Ik o brace, se per t’i vene flaken shqiperise i bete ato vuajtje, edhe ja vute flaken ne 97

  2. Lala says:

    Fjale te sinqerta , fjale burri.
    Ngushellime familijes.

  3. Lere fare says:

    Nje gje nuk kuptoj une nga Socialistet;
    Jeni rrahur, jeni ketrajtuar, futur ne burg, etj etj nga klika e PD.
    Ke I mbijetuar dhe jeni zgjedhur perseri ne drejtim te shtetit.
    Po pse nuk I denoni ata qe kane bere shkelje ligji mor vlla???
    Apo ju pelqen pak viktimizim, dhe nga ana tjeter vuuu PPP..??!
    (P.s. mos me gjyko mua qe shkruaj, po gjykoni veten perballe kohes dhe zgjedhesve)

  4. MAJAKOVSKI says:

    Erion na perlote me kete shkrim kaq te ndjere per dibranin e madh Luan J=Hajdaraga. Ngushullimet tona.

  5. Laku says:

    Luani ishte njeri i ditur dhe paqesor,kurse ti o mi halesh je komlet e kunderta.Shqiperia ka nevoje per me shume Luane se mij halesh,qe vetem sherr dine te bejne per te ndare Shqiptaret.
    Ngushellime familjes.

    1. lola says:

      Ti shqiptar???Ik o Laku k..a,k..i,k..ja, zgjidh ke te duash.Bracen kane 27 vjet qe e zgjedhin me deshire kurse nje m.ti si ty nuk i hedh syte as me pahir.

  6. Marku says:

    I qofte i Lehte dheu ketije patrioti dhe dijetari qe me te vertete ka qene dhe do te mbetet nje intelektual I vertete .

  7. tir says:

    Erion te lumte dora me kete dedikim mjaft te ndjere per prof Luanin. Oratoria e tij, bagazhi i dijeve qe kish ne psikologji na bente ne studenteve te tij te mos mungonim kurre ne oren e mesimit. Ishim me fat qe kishim te tille pedagoge si Hajdaraga. Keqardhje dhe humbje e madhe per cdo njeri qe e ka lidhur puna, shkolla, jeta me prof Luanin. Ngushellime familjes, miqeve e kolegeve te tij.

  8. Shoket says:

    Qe Luani ishte djale, burre e shok i rralle, na takon ne shokeve te vegjelise ta vleresojme me shume, vertet i rralle. Po mir o Brace kapedani, se na i tregove c’paskeni hequr nga qeveria e asaj kohe,e cila ishte qeveria e bandave dhe gangstereve kriminal qe kishte ne krye Kryekriminelin s.b, dhe i merte urdherat direkt nga ai, te cilat ne populli thjeshte i dime shum mire, po cfar beni ju politikanet, te asaj dhe kesaj periudhe, qe dhe sot e kesaj dite po peshtyheni nga gelbazat e e saliut dhe skeni, mender bythe tja tregoni vendin qe meriton. Thoni e c’nuk thoni, perse nuk e denonconi kur i keni te tera me fakte. Sigurisht qe historia e ka futur ne listen e zeze ate ndyresire, por dhe qe sot e kesaj dite ai, te vazhdoj keshtu, eshte pa faleshme per ju. NGUSHELLIME FAMILJES, per mikun tone Lan Hajdaraga, u prehsh ne paqe miku yne.

  9. shqip says:

    Ngishellime familjes te ndjerit Hajdaraga . Ishte nga te urtet qe kishte Shqiperia . Edhe keto ngjarje qe E Braçe i percjell per publikun , te sjellin pas ne kohe . Atehere kur ne Shqiperi Po vendosej klika fashiste e Udbasheve . Pas kaq vitesh ne pyesim veten . Si ka mundesi qe kriminele te tille ja hodhen si ne luften civile te 97 , ashtu ne grushtin e shtetit 98 . Si vazhdojne te injorojne ligjet e vete natyres? I ke aty ne parlament, te zgerdhihen perpara kamerave , ku nje popull i shikon , dhe ata sfidojne kedo . Me vjen nje pytje spontane . Me shume se pyetje eshte nje llogjike qe te çon ne disa perfundime . Sali Berisha eshte i mbrojtur nga qarqe nderkombetare ? Ka nje marrveshje ne mos arrestimin e ketij individi ? Mendoj qe Po . Te pakten deri sa te jene interesa qe u pershtaten ketyre qarqeve . Pastaj , ndoshta tani mund te kete filluar , edhe ai si te tjeret . Mund ta prese nje fat i ngjashem me Mubarakun apo Gedafin . Ndoshta jo ne rrethana konfliti te armatosur . Fakti qe atij Po i çmontojne sistemin e gjykatave politike , eshte plan per ti hequr koracaten . Meghithate Erion , ju socialistet keni deshtuar ne 97-98 . Nese do ta kishit izoluar qe ne marrveshjen e 97es , me qeverine Fino , sot ky vend do kishte bere shume hapa perpara . Po eshte si ai krimbi qe gerryen trungun e nje peme , dhe nuk e le ate te vegjetoje normalishte .

  10. ela says:

    Sa mire do ishte ti kujtoje shpesh o Erjon,se bashke me ju kane qene qindra qe kaluan ato rruge qe kaluat ju,por ndryshimi eshte qe ju i lepit Sali Berishes dhe e mbajtet ne pushtet, ne e urryem.Ju dhe sot e kesaj dite i sherbeni Ilir Metes, dhe ne rrugeve. Edi Rama kerkon te beje kompromis me Lul Bashen por ne te vertet ne pushtet po konsolidon pushtetin ekonomik dhe shoqeror te Ilir Metes duke perdorur gjithe Drejtorat e Institucioneve ,,financave ,ekonomise,etj duke emeruar dhe komanduar njerezit prane Metes,dhe konkretisht ne menyre sfacante kerkojne lek per vendet e punes dhe vazhdojne te punojne per Meten.Valle a do ta kuptoj Lul Basha lojen e Edit dhe te Metes,sepse ju e dini mire se si po veprohet ,boll gazeta tema te kerkoj informacion prane DAPit dhe te shikoj emerimet dhe ateher le te gjykoj gazetari .Kjo eshte politika juaj kurve dhe ju kurvaret e popullit shqipetar.Mos ki9 nostalgji per kohen e kaluar se ne socialisteve na vjen turp per perdorimin qe na keni bere.

  11. Guxim says:

    Brace po pse e kujton tani qe iku Luanin e vertete?Pse se ngrite zerin kur askush ne udheheqjen e re nuk e begenisi por harroi.Keshtu do harrohesh edhe ti sh me shpejt se Luani.Ngushellime Familjes e PS se atyre viteve kur punoi Luani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje