FAKSIMILE: Cens i ri i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, ja pyetjet që do jenë

30 Korrik 2018, 10:17Sociale TEMA
FAKSIMILE: Cens i ri i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, ja

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020.

“Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020 do të marrë në konsideratë në masën më të madhe të pyetjeve thelbësore, duke marrë parasysh dhe kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale” shkruhet në relacionin e projektligjit që i është dërguar për konsultim institucioneve.

Në projektligj parashikohen edhe penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen.

Neglizhimi ose refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar sipas nenit 4 ose dhënia e informacionit të rremë, dënohet me gjobë prej 100 000 (njëqind mijë) lekësh, me përjashtim të rasteve kur informacioni jepet për pyetjet mbi bazën e vullnetit të individit.

1 komente në “FAKSIMILE: Cens i ri i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, ja pyetjet që do jenë”

  1. klevi says:

    Shpresoj qe te mos jete census pacavure kesaj here

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje