Një provincë në Turqi kërkon që përveç emrit, t’i jepet mundësia të ketë në hartë edhe formën e logos së Batmanit.
Javën e kaluar, provinca juglindore e Turqisë, Batman, nisi një peticion në faqen change.org, nëpërmjet të cilit kërkon që t’i ndryshohen kufijtë, në mënyrë që në hartë të ngjajë njësoj si logoja e superheroit.
Më shumë se 10 mijë njerëz e kanë firmosur peticionin në 5 ditë. Në provincën Batman, që në turqisht shqiptohet Baht-mahn (në gjuhën vendase një masë e vjetër për matjen e peshës), jetojnë 500 mijë banorë.
Provinca e ka marrë këtë emër në vitin 1950. Në vitin 2008, kryebashkiaku Husein Kalkan njoftoi se do të hidhte në gjyq shtëpinë e produksionin “Warner Bros” për përdorimin pa kërkuar leje të emrit të qytetit në filmat “Batman Begins” dhe “The Dark Knight”.
Kalkan nuk mori parasysh faktin se personazhi i njohur i filmave fantastikë u krijua nga Bob Kane dhe Bill Finger në vitet ’30, plot dy dekada para se provincës turke t’i vihej i njëjti emër. Megjithatë, akuza nuk u materializua kurrë. (TemA TV)
Amerikanet kane superman turqit kane muslyman tani edhe Batman
Elektorati i Erdoganit keta, se ne Stamboll nuk e voton njeri, ja keta mongolet e votojne.