Ky është momenti tronditës kur “Kumbari” i mafias ruse ekzekutohet teksa bashkë me miqtë po festonte daljen e tij nga burgu.
39-vjeçari Alexander Zhestokov u ekzekutua në një restorant në rajonin e Kemerovo, më 27 korrik dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.
Në pamjet filmike dallohet një person i veshur me të zeza i cili afrohet pranë tij dhe e qëllon pas shpine me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas do të shikoni se si ai largohet me shpejtësi, duke përfituar edhe nga kaosi që u krijua
Alexander Zhestokov u arrestua në vitin 2013-tën nën akuzën e ngritjes së një grupi të organizuar kriminal, por gjatë procesit kundër tij asnjë prej dëshmitarëve nuk pranoi të dëshmonte kundër. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?v=wq28KMAEAAM
ekzekutohet “kumbari” po asnje trim rrotull nuk e nxjerr revolen kot sa per numur
edhe ku ne rusi ku mund te blesh edhe tank po pate leke
ky kumbari do kete qene pronari i pularise bosh