Interi i Spaletit pret ende të kompletojë grupin he veçanërisht mesfushën, pasi Vidali shkoi te Barcelona dhe për Modriç gjithçka është shumë e vështirë. Drejtori sportiv, Piero Auzilio është gati të bëjë goditjen e radhës dhe ajo mund të jetë argjentinasi Maksimiliano Meza.
Fantazisti i Independientet ishte pjesë e Argjentinës në Botëror, ku luajti edhe si titullar. Agjenti i tij, Serxhio Karrico, ka pohuar se ka kontakte me Interin dhe marrëveshja mund të arrihet:
“Po, kam pasur kontakte dhe takime me Piero Auzilion, por për momentin nuk mund të jap detaje. Ajo që mund të them është se është manifestuar interes konkret nga ana e Interit. Nuk kam folur ende me Zanetin, por ai i di mirë cilësitë e Mezës, është një lojtar i nivelit të lartë. Nuk mund të flasim ende për shifra”, – ka thënë agjenti i argjentinasit.