Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet i pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare për investimin e Aleancë së Atlantikut të Veriut në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, tha se investimi kap vlerën e 51 milionë eurove.
“NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”, konfirmoi për ATSH, Cazalet.
Në prononcimin për ATSH, ai sqaroi më tej se “financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.
Gjithashtu zëdhënësi i NATO-s tha se Aleanca i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin në Aleancë.
“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshirë kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake”, deklaroi ai.
Shqipëria, theksoi Cazalet, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun.
“Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë I politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet.
Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për polic-imin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.
Kuçova do të shërbeje gjithashtu edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe investimi i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura dhe investime për zonën e Kuçovës.
Mali i Zi akoma pa u antarsuar u hap porti detar. Aeroporti s’na pengon të largohemi nga aleanca Atlantic.
Kam nje pyetje, ky eshte investim i NATO apo Turqise ne kuader te NATO-s. Prej vitesh ate aeroport e kane turqit si pjese e NATO-s, ata e drejtojne, menaxhojne, kontrollojne dhe deri tani kemi qene aleate (kryeministri thote strategjike) por me c’duket situata me Erdoganin, largimin e tij nga vlerat demokratike, Turqia brenda nje kohe shume te shkurter nuk eshte cudi te mos jete me pjese e Aleances. Prandaj edhe Shqiperia duhet te jete e sigurte se kush po e merr kete aeroport, NATO apo turqit. Do te na duhet te bejme lufte per te debuar turqit perseri nese aeroportin po e merr Turqia e maskuar si NATO. NATO per ne dmth siguri, Turqia dmth 500 vjet obskurantizem, antishqiptari.
Ju ka ngecur disku tek turqit more te mjere nje -dy dhe e po njejta muzike nga ju turqit ketu e turqit atje mjaft more paranoiden se me jeni bere me keq se greket qe cdo gje ne jeten e tyre nuk mund ta kuptojn pa turkun te jeni kaq psikopate c’m…hyn turku ketu apo ashtu ja u a thote radakja e semure o mjerim o mjerim
MIR por mos harroni qe strukturen e kan gati na esht q,,,, nena ne duke e ndertuar dit nat , nato po i shton noj silikon vene vene dhe po i bo makiazh , por nena qe e polli e rriti e konsolidoj ket baz ishim ne brezi sakrifices me PPSHne perpara , ju hajdutet e politikes sot vetem beni qoka me djersen ton , megjithate na bohet qefi se te pakten nuk do na ruaj hapsiren ajrore greku dhe serbi por ata qe nuk kan pretendime teritoriale , politikanet tan kan eksperienc vetem per shkaterrim dhe nuk kan byth ti dalin per zot kti vendi , te pakten te na ruj aleanca.
Shqiperia ka rene nga shiu ne bresher. Prit ndonje dite kur ta copetojne fare.
NE vetem ti shajm nga nona TURQIT kjo na ka ngel vetem llapa ka 25 vjet , se per luft te ham mutin ne kte moment , se vetem qese plasmasi per pastrim territori ka ushtria jon . mos e permendni fjalen luft se behemi qesharak.
Pyetja jote maloku eshte shume naive, ne Berat nuk ka asnje ushtar apo aeroplan turk. C’futet turqia dhe e ardhmja e saj ne marreveshjet tona me NATO?
Kaq i investon vetem Taulant Balla nga Librazhdi me Gjiknurin.