Meta-Kryemadhi 1 milionë euro pasuri, "konkurrencë" me familjen Berisha. Ja si përfituan vilën në Gjirin e Lalzit e shpenzuan 140 mijë paund për shkollimin e fëmijëve

8 Gusht 2018, 09:02Politika TEMA

Politika shqiptare vijon të dominohet nga të pasurit. Përveç vetingut në sistemin e drejtësisë, ka zëra që kërkojnë që ai të shtrihet dhe në politikë.

Një ditë më parë u publikua pasuria e familjes “Berisha”, ku në vitin 2016 fitimet arrinin deri në 1 milion euro. Por në të njëjtat kuota renditet dhe familja “Meta”.

Gazeta Sot ka publikuar pasurinë e çiftit presidencial Meta-Kryemadhi, se si ka ndryshuar ajo ndër vite.

Meta dihet që ka qenë në politikë që në fillim të demokracisë dhe kjo duket se ka ndikuar në mirëqenien e tyre, pasi që në vitet e para kur nisi deklarimi i pasurisë, vlera e banesave është shumë e lartë.

Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi.

Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.

Edhe pse në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit.

Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro. Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh.

Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj. Kjo do të thotë se fitimi arrin në mbi 1 milion euro. Shtëpia e tyre, në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit.

Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.

Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë.

Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

Në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë.

Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna. E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë.

Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë.

Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër.

Por një tjetër element që tërheq vëmendje është se pavarësisht ekzistencë së disa llogarive bankare, si Meta, ashtu dhe Kryemadhi kanë marrë overdrafte në bankë.

47 komente në “Meta-Kryemadhi 1 milionë euro pasuri, “konkurrencë” me familjen Berisha. Ja si përfituan vilën në Gjirin e Lalzit e shpenzuan 140 mijë paund për shkollimin e fëmijëve”

  1. h says:

    Gijotinë presidenciale.
    Gijotinë me muzikë.

    1. Kalec Dega says:

      ham,ham,ham, si bucja…..Mjat u muarret me thashetheme….keni harruar bunkerin e Edvin Rames, me pikturat e Zahos.

      Kur dihet kjo pasuri dhe korrupsioni e hajduteria e Cepanit dhe malokes ne krah, ku eshte vetingu e drejtesia?

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      LIKE FLORIRI DHE MONA
      SHUM FUKARENJ
      TI NDIMOIM CA
      TE ARIJN ATJE KU DUHET
      QE MONA MOS ANKOHET PER FUKARALLEK

    3. KUJTIM PUSHKA says:

      LIKE FLORIRI DHE MONA
      SHUM FUKARENJ
      TI NDIMOIM CA
      TE ARIJN ATJE KU DUHET
      QE MONA MOS ANKOHET PER FUKARALLEK ,,,,,,,,,,,,,,,,, ,

    4. Mona Lugati (Versioni Beta Pro) says:

      Nje milion Euro vetem maja e ajsbergut, se sa te tjera jane nentoke nuk dihet akoma!
      Po si u bene 1 milion Euro pa punuar asnje dite, kete kush ma shpejgon!
      Si ka mundesi ketej lume parash, e ketej kredi bankare. A ka ndonjenjeri qe ta zbertheje kete skemen e kredive bankare te politikaneve apo zyrtareve te larte.?
      Puc puc Mona Lugati!

  2. olimpia says:

    Edhe diktatoret ne Afriken Qendrore kane frike te vjedhin kaq hapur.Ne i kerkojme Frances te hape driten jeshile.
    Por ne France per nje budollallek te rojes se Makron ,ky i fundit rrezikon presidencen.Shirak dhe Sarkozi jane ne hetim per fonde zgjedhjesh jo legale.Nje minister gjerman jep doreheqjen per njke plagjature diplome.Kjo ndodh sepse ne vendet perendimore ka opinion publìk .Tek ne opinioni publik ,mbas afro 30 viteve pluralizem ,nuk ka lindur akoma.Pjesa me aktive e njerezve mori arratine,kur pa se banditet dhe aventurieret moren pushtetin.Pjesa e mbetur zoterohet ose nga interesat ,ose eshte e indoktrinuar ,nderkohe qe pjesa trbale mesjetare ndjek akoma banditin anarkofashist Berisha.

  3. si dalin e bejne politik keto fýtyra.
    por me idjot jan ata i ndjekin keta

  4. qamilm says:

    si dalin e bejne politik keto fýtyra.
    por me idjot jan ata i ndjekin keta

  5. Laj gojen,keta 1 milion euro i perdorin per bakshishe.

  6. Sheleaura says:

    si dalin e bejne politik keto fýtyra.
    por me idjot jan ata i ndjekin keta

  7. alphade says:

    Per kushtet specifike te Shqiperise te nje vendi primitiv ku bsndat mafioze
    kane kapur per fyti shtetin dhe pushtetin eshte e domosdoshme te vihet
    denimi kapital perkohesisht. Nje ligj i tille do te frenonte banditet e cdo krahu
    por sidomos te trinomit : Berisha- Meta -Basha te thelliheshin me ne hajnite
    dhe krimet e tyre monstruose. Vettingu po nxjerr ne shesh kslbesirat e regjimit
    Berisha – Meta …,!

  8. anonim says:

    po mos na shfaqni cifte te tilla qe mbjellin vetem urrejtje ne popull. populli akoma nuk i ka harruar ulerimat presidenciale ne Lezhe me grupin e gardes drejtuar policise se shtetit , dhe kjo shorja qe ngjan me krytaren e kooperatives Se Pezes dhe do te beje te forten….

  9. MONDI says:

    Besoj se ketu nuk llogariten 70 miljon eurot qe kushtojne dyqanet e blera ne qender te Londres ne pronesi te familjes Meta – Kryemadhi. Apo ??????

  10. rast unikal ne bote says:

    Kjo eshte pasuri e paligjshme , e grabitur ne kurriz te popullit shqiptar.
    Nje minifavor per kredi qe mori dikur nga banka ish-kancelari Kol dhe u ngrit gjith gjermania kundra
    Organet e drejtesise, ne bashkepunim me nderkombetaret, duhet ti konfiskojn gjithe pasurine ketyre njerezve dhe t’ja shperndajne te varferve

  11. Flutura says:

    Eshte floriri i Krrabes.
    …Ishin gjendje 200.000 euro gjendje cash… nga doli kjo gjendje? E deklarojne vjedhjen pa iu bere syri terrrrr… Cfare kriminelesh e hajdute.
    Sekuestro dhe ne burg.
    13 apartamente dhurate nga firma e ndertimit…
    Si puna e gjyqtareve dhe prokuroreve qe iu japin dhurata.!!!!!

  12. petrit vasili says:

    Kur i lexojne keto, Likja dhe Mona me siguri kane qeshur me te madhe duke thene: “Budallejt. Nuk kane zbuluar as 1% te pasurise tone”.

  13. Veting + rec says:

    Urojme qe vetingu per politikanet shqiptare te behet nen drejtimin e ambasadores amerikane
    Kete pasuri marramendese qe kane politikanet shqiptare, asnje politikane ne bote nuk e ka
    Patjeter qe ne zgjedhjet e ardhshme, populli shqiptar do i bojkotoj keta hajdut te peshtire odiner deri sa te burgosen perjetesisht

  14. Velia says:

    Ma shum ka vjedh metkoklopa.1milion ai mut i vjedh pe 1 muj.Inshallah nuk i gzon.

  15. perkthyesi says:

    Sekuestrim dhe burg te menjehershem kesaj familje mafioze dhe te pacipe! Jam plotesisht dakord me alphade, kur thote se duhet perkohesisht denimi me vdekje. E di, qe nuk do te pranohet, por tashme po kuptohet qe pati nxitim ne heqjen e tij! Nje milion euro pasuri? Kjo, sipas te gjitha gjasave eshte vetem maja e ajsbergut! Pasuria e tyre ka mundesi te jete dhjetra fish me e madhe! Mos kini besim te vetting e gjepura te tilla! Vetem reagimi i jashtezakonshem i popullit, duke i vene para pergjegjesise, duke i kerkuar llogari deri ne nje, eshte zgjidhja e vetme! Te tjerat jane thjeshte llafe dhe humbje kohe!

  16. gon says:

    O populli im i dashur! Faji qe jemi ne kete situate eshte i nivelit kulturor dhe demokratik qe shumica e popullit tone Shqipetar mbart. Ne e kalem me bllok ne dore, ne flijuam 3 demonstrues kunder vjedhjes, ne i besuam krysherbetorit qe kemi zgjedhur ne qeveri, due ky i fendit na mashtroj. Tha se pergjegjesit e masakres ne boulevard do te mbajne pergjegjesi, dhe vajti dhe e vendosi President to Republikes; tha qe do te vendos drejtesi per jetet e humbura ne fabriken e armeve ne Gerdec, dhe nuk beri asgje. Dhe ne vazhdojme ti besojme, ndersa ai me bandat e tij vazhdon te tallet dhe te plackise kete vend! Dhe ne vazhdojme ende ti besojme! E pra faji eshte i yni! Brezat e ardhshem nuk do te na i falim keto gabime… Ne kemi vetem nje rruge – dhe kjo eshte zgjedhja e nje alternative te re – nie force te re politike – me te rinj dhe te reja qe mendojne per Shqiperine! Ju pershendes.

  17. Velia says:

    Likepordha 1 milion euro i vjedh per cdo muaj ne Shqiperi.Mos i gzofte o perendi.

  18. mm says:

    Po ku u be pronare toke Monika me prejardhje nga nje katund i Peshkopise ,nga i trashegoi keto trualle ndertimi ,thuaj troc qe dhe pronari i firmes ndertuese eshte pjestar i vjedhjeve dhe ai duhet te hetohet se bashku me to !

  19. POPULL !! says:

    VETING, SHPRONËSIM, DËNIM!!
    TË BËHEN SHEMBULL PËR POLITIKANËT E SË ARDHMES!!???

    1. Fiks Fare says:

      Po si mund ta haje populli kete qe familja Presidenciale ka 900 mije € pasuri,kur vetem me nje të rënë te lapsit tek blloku i famshem,merrte 700 mije €, pa llogaritur vilen luksoze me 11 tualete(banjo)+ 1 per maçokun e tyre,apo miniera kromi,llixhat ne Diber,gurroren e Tomorrit,e shume e shume te tjera qe nuk ju dihet vendodhja ne Shqiperi.Qipro apo Panama. Veting dhe denim per keta grabites te popullit.

  20. Lili says:

    Sekuestrim gjese se vjedhur dhe burg oer keti hajduter e kriminele…ja ose e shajne Edin jeto qelbesirat seose i prishi rehatine e vjedhjeve…

  21. rrema says:

    E ka mbledhur leket e rroges, turpi i kombit, prandaj ulerin kjo bundra se vetingu do ti fshije….. Po per FLORIRIN cfar flitet, sa ka….. e shikoni o milet pa qene nje dite ne pune sa fiton prandaj mos punoni behuni si Iliri e Monika…..

  22. Roberto. says:

    Ore po ca thoni ju 1 milion euro. Ato jane vetem per kafe qejfi per te.

  23. "BOHOTINA" says:

    Keta edhe kane grabitur dhe tani i ruajme si syte e ballit me taksat tona. O zot! Ç’ paradoks. Te mbrosh hajdutin.

  24. Genci says:

    Per kto qena duhet denim me vdekje se kan abuzu me postin qeveritar.

  25. Lenini says:

    Sa keq i vjen ciftiti Meta per varferine dhe te varferit ne shqiperi,keta te shkretet vetem per ta mendojne,por ju nuk ikuptoni.

  26. realiteti says:

    Ata me 1 mln EUR fshijne bythen, ca po diskutoni ju tani?

  27. Vlonjati says:

    PD dhe LSI una facia e una merda.

  28. kush bene roje tek lemi? spata qeni dhe kasemi. says:

    PD dhe LSI una facia e una merda.

  29. Taulant says:

    Tamam Genci,keta plehra e meritojne denimin me vdekje sepse keta kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin duke qene te punesuar dhe te paguar me rroga te majme nga taksat tona.Per hajdutet ordiner te rruges burg dhe per hajdutet qeveritar denim me vdekje.Kjo eshte drejtesi.

  30. Frok Martini says:

    Po kur I dini perse nuk denohen e sekuestrohen, jetojne fame badiguardeve Seville ,se me dale vetem edhe pese minuta ne public ,jau kendojne kengen,, qe beret a bone ,vjedhja e ketyre monstrave do te paguhet.

  31. Roland says:

    I befshin arkivole per femijet …ne ka zot..keta edhe shume kerma si keta qe e kane mendjen si e si te rrjepin te tjeret….grate ne pith te gjithe ” graqireve ” kudo qe ndodhen ….amin..

  32. Triangolo says:

    tani e kuptova qart, kta te dy perveç politikes jan mar dhe me shit je apartamentesh. ja si kapet milioni, me qetesi dhe durim te madh. un ngela fukara nga padurimi qe kam.

  33. Xhipja says:

    FAMILJA TERNARDIE.

  34. Agron says:

    Si guxojnee Bejne politike keta hajduta.

  35. Labi says:

    hani pini dhe kendoni eshte koha e maskarenjeve , i shikoni dhe i votoni eshte koha e budallenjeve.

  36. Vk says:

    1milion eurohahaha sa kom qesh. Po cizmet i llogaritet, se vet tha qe kan bo 500€ . Aq i do femija se do dali me shoqet te premten ne pub te londres

  37. Vk says:

    Per meten mos folni kot se dhe kollaren e ka bo nga kursimi i copes se fustanit te grus. Duket dhe ne foto

  38. sapa says:

    Me kete popull keta e trashegojne pushtetin!

  39. eshte bere e pa durueshme says:

    I ka deklaruara Iliri konçensionet e floririt, diamanteve dhe Zinkut ne Kongo? Te perfaqesuara nga Kastriot Ismahili. ha, popull, ha se e ke ngrene ne kryqe, po kryqezojua dhe ketyre baxhellave se dheu ka vend.

  40. Doni says:

    Familja ma e shemtut ne shqipri o familja e ktij kokalit te kryqzum me lop.

    1. Xhoni says:

      Familja me keqe ne shqiperi ,fajin e ka drejtesia . Vendi duhet te clirohet nga keta Mostar qe po i marrin frymen dhe se lene te ec perpara.

  41. Ed tironci says:

    Dhe kur mendon qe kjo bajge politike ne fakultet ma vinte me nje pale pantallona doku te verdha qe i mbante gjithe vitin…te iken truni!!like doku na u bo like floriri…ketu nje operacion DUAR TE PASTRA…si ne itali ne 93…ky do boje funin e kraksit…kurse ky robokopi femer qe ka ne krah…te pastroje halete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje