Zogu I: Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

12 Gusht 2018, 08:30Dossier TEMA

Nga Annalisa Lo Monaco

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve

Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu, i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut

Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu, nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara

Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish-mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu, vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë… / VanillaMagazine – Bota.al

15 komente në “Zogu I: Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve”

  1. LORA says:

    I sakte eshte vetem percaktimi i bashkekohesve te tij, “despot hajdut” ,,,,, per morracakun e Burgajetit.

  2. Esat pashe topi says:

    Sifilizi

    Dhe nusja e tij dhe djali vdiqen ne shqiperi nga nje semundje misterioze.

  3. Sa shume e kan dashur zogun e kurves.

  4. ena says:

    i vet shpalluri mret nuk e meriton kete titull ,i semur po aq sa SALI KRIMINELI

  5. Bardh says:

    Monarku Zog sikurse cdo pushtetare ka te mirat dhe te mett e tij por faktet dhe koha tregone se ishte njeri nder prijesit me trima me te zgjuar dhe me patriot shqiptar , ja disa fakte:
    1.Quhej Ahmet Miktar bej Zogolli,e hoqi kete thirrje muslimane dhe per hire te interesave kombetare u quajt Zogu I
    2.U betua se per hire te harmonise fetare do marr nje femer te krishtere,e beri dhe u martue me Gjeraldinen Appony,
    3.Kur shpalli veten mbret,u betua ne Bibel dhe Kur’an,
    4.Ishte armik i grekeve,jugosllaveve dhe poashtu jo mik i sinqerte i Musolinit, u permbys me revolucion komunist rus dhe u strehua ne Jugosllavi por Italia,Anglia dheforcat kapitaliste e ndihmuan te kthehej ne Shqiperi sepse nuk donin komunizmin rus..
    5.Ishte trim 17-19 vjecar u vu ne krye te 2000 luftetareve kunder trupave serbe malazeze ne Vojushe,
    6.Me origjine ishte nga Malesia(Mirdit) te ardhur ne Mat ku munden ushtrine turke dhe Ahmeti i pare u njoh pasha nga Sulltani jo qe dashti por qe u detyrue,
    7.Gjyshi Xhelal Pasha u helmua ne Vjene nga Sulltani sepse u lidh me forca perendimore kunder Perandorise Osmane,
    8.Esad Pasha e kishte djal kusherire (Sadija ishte kusherira e Esad Pashes),por ishte kundershatar me i madh i Esadir qe 2 muaj Esadi e rrethoj me trupat Serbe ne mat dhe luftoi kunder Zogut I
    9.Ishte mbeshtetes i Princ Vidit dhe armik i Haxhi Qamlave…ishte europjan dhe u mundua ta beje Shqiperine Europjane..
    10.U bene 55 atentate kunder tij shumica te sponzorizuara nga Serbia dhe veglat e tyre shqiptare…
    11.Ishte nje patriot i madh por ideologjia staliniste,marksiste leniniste e enevresite shkruante dhe bente shpifje monstruoze kunder tij
    12.Nuk e donte kulturen turko arabe por vizitonte operat e Vjenes dhe ishte mik i Austrise dhe Hungarise..
    13.Nolit i propozoj te kthehet ne Shqiperi se pari i ofroj detyren e Rektorit te pare te Universitetit e pastaj edhe kryeminister ndersa Noli eurudit e kishte denuar me vdekje ne mungese,
    14.Noli pas Luftes Dte Boterore nga mergimi tha qe vetm Ahmet Zogu eshte i pershtatshem te udheheqe Shqiperine dhe Noli u pajtue me Konicen.. etj..
    Hstoria duhet mesuar drejte duhet lexuar drejte dhe interpretuar drejte,ndryshe edhe disa shekuj do fyhemi do shahemi e vetvritemi !
    Rrofte Shqiptaria dhe vendi i shqipojave i lire i pasur dhe pa ideologji e fallsifikator te historise !
    Bardh Kosova

  6. ishte turpi kombit ton says:

    ptu turpi popullit SHQIPTAR mbret i ardhur ne fuqi me forcen e serbis , mbret hajdut qe vrau te ter patriotet nga BAJRAM CURRI HASAN PRISHTINA LUIGJ GURAKUQI AVNI RUSTEMI E RIZA CEROVA dhe shum e shum te tjer , ky ishte pusht per tja kaleru maloken prandaj e ndiqnin per ta vrar kte qen bir qeni ngado , e shiti SHQIPERIN tek ITALIA dhe maskarenjt sot e mburrin kte antishqiptar dhe thon qe ndertoj ministrit ne TIRANEN ato i ngriti italia se e kishte vendin qe e kishte bler me para ,se me florinjt e ITALIS ky legen bridhte bente qefe me ato rrospiet motrat e veta qe ngelen ter jeten mas k,,,,t pa burra ,llumi turpi i kti vendi , sot partia e turpit PDja SHQUPIT naj ka ven bust ne mes te Tiranes te na bej karshillik dhe te na ofendoj si komb duke u perfaqsuar nga ky paçavure hajdut kriminel e tradhtar , tek figura kti mostre SHQUPISTET gjein vetveten se kan te njejtat huqe te ter antishqiptar si ky moster.

    1. Genti says:

      Edhe Enveri yt nga serbet erdhi ne pushtet.

  7. Perevcse nji sharlatan i prure ne krye te vendit ,
    nga serbet , ishte figura me e ndyr e tradhetarit te Kombit.

    Vetem kush Lind Mbret quhet ,Jeton dhe vdes si i tille ,
    ndryshe nga cdo qen i semure si ky zog Rropsia

  8. Babale says:

    Ta mbash me shendet kete halldup or Bardh Kosova!

  9. ELIOT says:

    BRAVO SHOKU BARDH …KE FOLUR PER SHUME GJERA POZITIVE QE KAMUNISTAT KURRE SI TREGUAN …. DHE UNE PO SHTOJ ..SE ZOGU NUK VRAU POPULLN SHQIPTAR … RININE SIC E BERI ENVERI NE KUFIJ … ZOGU NUK TE FUST NE BURGJE PER IDE DEMOKRATE SOCIALISTE …JO URRENTE BOLSHEVIKET ….POR TE GJTIHE NE CIVILIZIM I URRENIN BOLSHEVIKET E QELBET …. NE AMERIKE PO TA DININ SE KISHE IDE BOLSHEVIKE …..AS TE LEJONIN TE HYJE NE VENDIN E DEMOKRACISE ….ZOGU KISHTE EDHE GJERA NEGATIVE …POR PO TE KISHTE QENE NE QEVERI MBAS LUFTES …… VENDI DO TE ISHTE SI BELGJIKA HOLLANDA .. DHE SHQIPTARET SDO DA BRAKTISNIN SHQIPERINE SIC E BENE ME ENVERIN . JO GRUJA E ZOGUT ISHTE PRINCESHE .NDERSA NEXHMIJE HOXHA NJE LECKAMANE COBANE QE ERDHI NE TIRANE PER DASHNOR … DHE I BERI MIZERJE POPULLIT …MERCI

  10. Vaiti says:

    E vertete qe gruaja e Zogut ishte me pozitive se gruaja e Enverit.Po Zogu ishte hajdut para Enverit.Per mendimin tim gruaja e Zogut ndikoi pozitivisht ne natyren e Zogut.Po te kishte patur gruan si Nexhmia do ta shifnit ju Zogun cfare kanibali do te ishte.Kurse Enveri me gjithe veshtiresite qe e rrethonin e deshi drejtesine dhe e emancipoi popullin.

  11. Pvc says:

    Zogu ishte tamam nje zog kurvet.
    Ishte kurvar dhe ka len pas nja 15 dobica fmij ilegal sepse kishte manin qe me femnat qe shkonte bente fmij,dhe kujdesej per pjellat e tij,i shkollonte dhe interesohej.
    Ishte nje tipik malok i pabes.dinak.
    Po t kishte mbet n pushtet pas clirimit shqipnija do ishte si ato vendet afrikane me fise tribu dhe me mbret me pupla mas bythe. E shqiptart do kercenin me heshta druni gjyslakuriq si ato fiset zulu n afrik.
    Vrau ndyrce cdo kundershtar.

  12. ky mbreti llumit te kti vendi says:

    ENVERI vrau tradhtaret e kti kombi , shkelsit eligjit bashkepuntoret e naziifashizmit kuislinget kolaboracionistet , spiunet e UDBse dhe sherbimeve te huaja qe vinin si cuba dhe benin krime ne kte vend fill mas lufte , kta ai burr shteti i kaloi ne plub dhe agjenturave te huaja ja futi koken ne byth, dhe te ter kte e beri per ti ruajtur sovranitetin dhe panvarsin kti vendi ,qe zogu kurves e shiti vodhi arin e shtetit dhe iku si cub naten si legen ky bret i vetshpallur kopuk e antishqiptar vrau kta qe jan permendur me lart LUIGJ GURAKUQIN HASAN PRISHTINEN BAJRAM CURRIN AVNI RUSTEMIN dhe shum atdhetar te tjer ,kurse ENVERI vrau antishqiptar mostrat qe ndiqnin zogun dhe ballin komtar nga pas qe me ardhjen e pushtusit luftuan kra italis dhe gjermantit kunder liris se kti vendi , keni dhe goj e flisni ju zgjyra pasardhes antishqiptaresh tradhtaresh ,kte se dhjet njeri per mbret ne vetem skenderbeun njofim ,ky esht mbret le ndimen e serbis le ta gezoj serbi ne nuk na intereson ky moster se e kemi per turp te na perfaqsoj ky palaço ne si popull.

    1. ELIOT says:

      MORE DRYVAR ….MORE ANALFABET ….ENVERI VRAU OPOZITEN .. VRAU POPULLIN E THJESHTE VRAU MENDIMIN E LIBERTESE ..VRAU TE ARDHMEN E RINISE … PO TI NJE COBAN KRIMINEL DEBILE SI KUPTON MIRE GJERAT ..COBAN E DI CDO TE THOTE DEMOKRACIE LIBERTE EGALITE ……… KUR TI MESOSH KETO GJERA MINIMALE TE JETES SHGARRAVIT ..ZGJEBS .BAJGE E DEMOKRACISE .. SHURRE E LIBERTES … TETE DE BITE ..PO ENVERI SA VRAU TE FUNDIT MEHMETIN NE GJUME KADRIUN E GJUKOI KOT BEQIR BALLUKUN QE BERI LUFTEN FADIL PACRAMIN KOCI XOXEN DHE VAZDHOJ GJITHE DITEN ME KRIIMET E ENVERIT …QE E FILLOI ME QEMAL STAFEN PASTAJ KUNATIN E VET SPIUN QE I SHERBEU GJATE LUFTES ..DHE MIJERA TE RINJ ..IK MOR ZGJEBS .. SE SJE SHQIPTAR .. NDERSA PER ARIN QE E MORRI ZOGU …MIRE E BERI SE DO TA MERRNIN GJERMANET ITALIANET PO TA LENTE NE SHQIPERI …. APO TJA LENTE ENVETRIT DHE NEXHMIJES QE TE CONIN FEMIJET NE EUROPE ME DOLLAET E POPULLIT SHQIPTAR …. APO TE BLENTE BENZA ENVERI DHE SHURRA NEXHMIJE … COBAN DEBILE MENTALE ..

  13. Partizoni Karaxhic says:

    Oj Sheqere ku mje fut se du me ta kercit lopthi ene mos bajm Salen 2 ketej nga parafisua. Se qai Xdni sypeshkaqeni foli i trap muti. Nuk e di me ke e ka zan Liria kur Sala ishte turni 3 tu rujt dhine e Bllokut. Hajt oj Shelqere shalthata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje