Kryeministri i vendit Edi Rama, ka vendosur që postimin e ‘mirëmëngjesit’ t’ja dedikojë fëmijëve.
Me anë të një videoje Rama ka ndarë me ndjekësit e tij rrugëtimin e Qendrës Kulturore për Fëmijë përgjatë tërë sezonit turistik nga Jugu në Veri.
Në videon e shpërndarë nga Rama, bëhet një përmbledhje e të gjitha aktiviteteve dhe eventeve të shumta, të organizuara për pushuesit e vegjël.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këto 60 sekonda nga rrugëtimi i Qendrës Kulturore për Fëmijë përgjatë tërë sezonit turistik nga Jugu në Veri me aktivitete dhe evente të shumta që kanë shoqëruar e argëtuar pushuesit e vegjel, ju uroj një ditë të mbarë.
Rama po na tregon per Shtepite e Pionierit, teatrot, kinemate, estradat, pallatet e kultures, kendet sportive, fushat dhe pyjet, si dhe trenat elektrik te lali erit!
Shpresoj qe edhe Zaho ti gezoi nje dite dhe nuk e nis babai ne Londer a France per studime dhe neser te behet deputet si babi.
L’ipocrisia si raddoppia nell’esprimersi..
Zoti RAMA mirëmëngjes ,çojeni dhe bariun e vogël 12 -vjeçar të pushojë me bashkëmoshatarët e tij .Do ta vlerësonim shumë një video që tregon atë fëmijë duke u argëtuar dhe jo duke mbajtur kërrabën në dorë.Ju faleminderit dhe pushime të mbara!!!!
Shko dhe bej edhe nje vidio tjeter per ate 12 vjecarin qe punon coban ne anen tjeter te kufirit per 100 euro ne muaj.Sa bukur tu lujt me qengjat.Ec o Km dhe postoje me nje urim per te gjithe shqiptaret.