Gjermania është pranë një marrëveshjeje me Italinë për çështjen e emigrantëve. “Kemi bërë hapa para në bisedime dhe besojmë se shumë shpejt mund të arrijmë një marrëveshje me Italinë”.
Kështu është shprehur zëdhënësja e ministrit të Brendshëm gjerman, Elenore Peterman, në përgjigje të një pyetjeje mbi negociatat për kthimin në kufi të emigrantëve.
Disa ditë më parë, kancelarja Angela Merkel deklaroi se duhej ende kohë dhe ishte e gatshme që, nëse ishte e nevojshme, të ndërhynte personalisht duke biseduar me homologun Giuseppe Conte.
Ndërkohë, Berlini dhe Athina kanë tashmë një marrëveshje në lidhje me kthimin e emigrantëve që kanë kërkuar azil në Greqi. Pak ditë më parë, në lidhje me këtë çështje Gjermania firmosi marrëveshje edhe me Greqinë. (TemA TV)
Duhet spermatozoïdes made in UE, për të jetuar në këtë botë. (sipas nazistëve fashist)