22-vjeçari italian që ka shëtitur gjithë botën: Të rinjë shqiptarë janë dembelë dhe pa ambicie në jetë, vetëm ankohen

20 Gusht 2018, 18:30Sociale TEMA

Francesco Petitti, djali i ri nga Milano, është vetëm 22 vjeç, por ka udhëtuar në të gjithë botën. Kjo, sepse ktheu pasionin e tij në profesion.

Ai rrëfen për Tirana Today se që në moshë të vogël ka adhuruar fotografinë, ndaj për të ishte shumë e rëndësishme të studionte në një prej shkollave më të famshme të filmit në Toronto Film School.

Prej aty u përzgjodh nga kompania e astronautit më të famshëm kanadez, Chris Hadfield.

Për të punuar së bashku me djalin e Hadfield, në Rare Earth, një seri dokumentarësh filmuar në të gjithë botën. Ku një episod do të jetë edhe për Shqipërinë.

Dhe ai flet pikërisht, edhe për të rinjtë shqiptarë.

Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë plot, veçanërisht me të rinj. Sipas tyre është e pamundur të gjesh punë në vend, ndaj kalojnë kohë në kafe. Ju si një i ri i cili ka ditur ta kthejë pasionin në profesion, si i shihni të rinjtë e ditëve moderne?

Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion.

Ju keni udhëtuar në shumë shtete, në vende të cilat janë shumë ndryshe nga Italia. Çfarë keni mësuar prej kësaj eksperience?

Në vitet e fundit, pata mundësi të vizitoja shumë shtete. Kështu unë njoha një pjesë ndryshe të botës së madhe, mësova se jeta nuk ishte për të gjithë ashtu siç unë e mendoja. Si edhe kuptova që sa me fat jam. Mbi të gjitha kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe kam përjetuar gjëra të pabesueshme. Po ashtu, kam pasur mundësi të përmirësoj më shumë aftësitë e mija filmike.

-Çdo shtet ka kulturën e vetë, njerëz të ndryshëm me sjellje të vetat. Por, çfarë kemi të përbashkët apo bota është shumë e madhe dhe gjithë ky diversitet na ndan gjithmonë e më tepër?

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se diversiteti na ndan, kur ti udhëton kupton që ne jemi të gjithë njerëz. Nuk ka rëndësi se çfarë kulture kemi, ngjyrë të lëkurës apo çfarëdo tjetër. E di që mund të duket si klishe, por është shumë e vërtetë. Nëse ndalojmë se pasuri frikë nga diferencat dhe përqafojmë diversitetin, do të jetonim në një botë më të mirë. Në çdo udhëtim unë kam bërë miq të rinj dhe kjo është një provë, nuk duhet të sforcohesh shumë për ta bërë jetën tënde më të gëzueshme. Bota është e madhe, por në ditët e sotme nuk është e vështirë të udhëtosh dhe të kuptosh se sa të ngjashëm jemi realisht.

32 komente në “22-vjeçari italian që ka shëtitur gjithë botën: Të rinjë shqiptarë janë dembelë dhe pa ambicie në jetë, vetëm ankohen”

  1. says:

    Duhet që ne të Shqipërisë së pari të kryejm shkollën e larte dhe më pas aventurën.

  2. rinor says:

    Ky kerrici 22 vjecar nga vendi fqinj me c’para brodhi gjithe boten, me rrogen e tij nga puna shumevjecare?

    1. C says:

      Mire meru me ate, mos u merr me ate qe thote. Dikush punoi qe kerrici te bridhte.

    2. Albi says:

      Stavri, dole nga kafja apo aty je akoma? Kaloi njeri qepar mu te lokali ku je ti, tha kam nje pune shume te mire per ty. Sa inat qe nuk e paske kap mundesine… Hajt se me siguri do vije nje mubdesi tjeter neser te kafja…

    3. Aida says:

      Kuptohet nga përgjigjja direkt kush është kërriçi….ai djaloshi 22 vjeçar tamam sepse përkushtohet arriti ti bjerë botës përreth…E dimë shumë mirë që jemi “rracë”inteligjente dhe mund të mësojmë çdo lloj gjuhe në kohë rekord…mjafton të aplikohesh me vullnet dhe dëshirë në mësimin e një gjuhë të huaj dhe të kesh dëshirë e vullnet të pranosh çdo lloj pune që të afrohet…i ëndërrojmë ne të kemi mundësitë që ju ofrohen brezit të ri tani….vetëm ankoheni….duhet të provoni punën jashtë shqipërie pastaj mund të bëni komente absurde….duhet të edukoheni me punën…

  3. UNE says:

    SHKRIM SUPER. DUKET QE NUK KE DALE KURRE NGA SHQIPERIA. DO TE KISHE FOLUR NDRYSHE.

    1. rinor says:

      “Rinori” more “Une” ka njezet vjet qe jeton ne Shtetet e Bashkume, dhe eshte plot mall per vendin e tij, Tironen! Dhe i ka rene botes perqark disa here…per aresye pune, jo qefi. Nderkohe, ti more “Une” nuk do te paragjykohesh nga une. Mbase dhe ti je punetor i madh!

      Ky gazetar i pa arsimuar “kritikon” shqiptaret me komentet e nje kerrici te llastuar italian qe duket se nuk ka terhequr rroge nga ndonje pune ndonjehere.

  4. pepino says:

    Italiani na mesoj ne te “paditurve” shqiptar se rakia e rrushit behet nga rrushi dhe jo nga kumbulla dhe frutat e tjera!

  5. Fatos says:

    Nga kafeja e shkruajte komentin o Llazi?

  6. Dashi says:

    Ky po flet per veten e vet pse nuk i thoni ktij pse nuk shkon te mbledhi domate ne fogia se atje kan nevoj dhe mos te gjesdisi boten dhe mos te japi shum men ti majn ca per veten evet se kan nevoj

  7. KORÇARI says:

    Bravo, një e VËRTETË e madhe.

  8. sali says:

    Shume e sakte.Te rinjte shqiptare rine kafeneve gjithe diten me parate e babit,e kerkojne pune Drejtor e Lart.Per ta eshte turp te besh pune fizike vetem pune zyre shikojne

  9. Ed tironci says:

    Ik er trap….une kom i bar ne itali perballe universitetit…gjithe diten tu pi rrine dhe e marojne universitetin 40 vjec…kom 10 vjet qe e kom hap…te spritz aperoli e kane menjen!!!

    1. Ed lapi says:

      Ai i kritikon edhe te rinjte italiane njesoj si shqiptaret.

  10. enter"" says:

    Boooo.
    Ne Itali baret e lokalet plot I keni, pastaj deri 50 vjec akoma me prinderit jetojne.

    Shqiptaret ndahen ne njerez qe jane dembele dhe ne njerez qe duan te punojne, si kudo.
    Sot shqiptaret jane shume me active per te shfrytezuar mundesite e reja. Mjafton te shikosh sa shkojne jashte per te bere shkolle, sa perfshiehn ne projekte te ndryshme te organizatave boterore etj.

    Vai a fare la pipi

  11. Linda says:

    Kur flet edhe ky qe rrin me pridrit deri ,ne 40,vjec une jetoj ne itali dhe i njof shume mire nuk duhen pergjihsuar gjerat

  12. emilio says:

    Ky thote nje te vertete kaq shqetesuese gomeret shqipo (pervec disave) e perbuzin. Popull idiot, asnjehere nuk do beheni.

  13. Njeri says:

    Qe jemi dembelë , jemi. Kete duhet ta mbajmë.

  14. Virusi says:

    Vazhdoni ne kafe. Sa keni pensionin jeni ok.

  15. Eraldi says:

    Nuk eshte keshtu jo.Italianet jetojne me prinderit deri ne moshen dyzetvjecare.Te rinjte italiane i quajne bamboconi.Pyeteni njehere kete pse ju quajne bamboconi juve.A do kete ky ndonje pergjigje??

  16. Futja pordhes says:

    Nje Shqiptar 23 vjecar qe ka vizituar edhe Kelcyren edhe Librazhin, edhe Puken ka thene se te gjithe te rinjte Italiane jane pederase. Do te ma botoni kete shkrim timin?

  17. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Preçiz, do ti shtoja dhe dicka pasi ky Italiani nuk e di se eshte vetem 22 vjec. Shqiptaret jane te tille ne shekuj, Rrace unikale ne Univers.

    Nuk jane te gjithe por 95% jane sic thua ti, Dembele qe i qeras babi biznesmen qe i ka bere parate me droge dhe prostitucion. Dhe shesin dengla ne Internet ose me makinat e tyre. Makina te bukura plot me injorant brenda ?

  18. Bledi says:

    Nuk arrini ta kuptoni qellimin e vertete te ketij shkrimi. Autori I gazetes ka dashur te thote se e thote edhe bota qe faji pse nuk behet Shqiperia eshte se nuk punojne shqiptaret dhe jo se nuk ka pune (dmth qe Qeveria e ka bere punen e saj shume mire por nuk I pergjigjet popullata).
    Postoje

  19. Thanasi qe ta plasi says:

    Te rinjte shqiptare ashtu si paraardhesit e tyre ne radhe te pare jane skllever. Ne qofte se nuk gjejne dot nje vend pune pse nuk dalin te protestojne dhe ti thyejne dhembet cilesdo qeverie qe drejton vendin. Por ata ashtu si prinderit e tyre presin qe tu hedhin ndonje kocke.

  20. Ermal Berati says:

    Isha per te vizituar te afrrmit e mi ne shqiperi kete vine Qershor dhe te gjithe te rinjte ankoheshin se nuk ka pune dhe gjithe diten kafeneve me llogje pazari ” ky ka makine keshtu e ashtu, ky ka nje dashnore keshtu ashtu” ketu nuk te paguajn dhe plote brrockulla. I thashe nje te afermi,Pse ankohesh qe s’ka pune . Ps s’ka me tha. I thashe cfare zanati ke, mekanik, elektricist, elektronik, murator dhe i nemumurova disa zanate” Me thuaj se qe neser do te gjej pune> Jo me tha nuk kam asnje nga keto qe me numerove> Epo i thashe nqs nuk meson ne shkolle per ndonje profesion nuk ka nevoje asnje biznes per ty. Ja pra ky ishte mantaliteti i te rinjeve ne shqiperi. Keshtu qe ai Italiani ka te drejte qe shprehet ne ate menyre. Ky eshte realiteti ne shqiperi/ Tokat te pa mbjella dhe preshi vjen nga maqedonia. Ky eshte realiteti.

  21. mik says:

    22 vjec ! Ai nuk ka moshe pjekurie per me dhane keshilla apo me kuptu situaten e qytetit te vet, e jo te diskutoje per situata boterore.
    Duke shetitur “ boten “ , nuk ka as ndonje diplome universitare, e si rrjedhoje, ka mangesi me kuptu rracionalisht situaten dhe kulturat e vendeve te tjera.
    Asht turp per cilen do gazet , qe interviston dhe i jep hapsir mediatike nje djali te ri.

  22. sokol says:

    paska bredh boten , por nukpaska pare italine , shqiptaret po ndertojn italine , shko e shiko ne itali sa italiane ke qe punojn ne ndertim ,turp per gazeten qe shkruajn opinion e nje personi qe sja ka idene qfare behet ketu

  23. Tim says:

    I live in London and I know lots of Italians here ,
    They are the most Lazy people I ever seen
    The Italians get Sick and Cold in mid-August
    Plus 80% of them are always under the influence of the drugs
    Albanians are the Best workers in the world

  24. Tim says:

    I live in London and I know lots of Italians here ,
    They are the most Lazy people I ever seen
    The Italians get Sick and Cold in mid-August
    Plus 80% of them are always under the influence of the drugs
    Albanians are the Best workers in the world,

  25. moderni says:

    cdo popull arrin nivelin e pasurise kombetare dhe mirqenies qe mirton, aq sa dime aq bejme. Neve kemi ecur goxhà ne 20 vitet e fundit, kemi nje GDP per fryme qe ka pasur italia ne 1977, qe ata e kishin arritur mbas 20 vjetesh bumi ekonomik. Po ama kemi akoma shume per te bere, se jo italia e greqia, po edhe rumania e bullgaria kane te ardhura per fryme goxha me te larta se neve. Prandaj nuk besoj qe te rinjte shqiptare mund te quhen dembele, perkundrazi, neve kemi marre rruget per te punuar jashte ne kushte nga me te keqiat. Neve duhet te jemi me krenar per veten tone, ta duam cik me shume veten dhe vendin tone, te kemi shprese tek e ardhmja.

  26. Beni says:

    Eshte shune e vertete kjo qe thote ky i ri.Une jetoj jashte prej 25 vjetesh e merrem me bisnes ne Shqiperi e rajon.Sindromi i dembelit dhe qylaxhiut eshte aktualndhe specifik per rinine shqiptare.Cetem kam nje djale 16 vjec qe shkon ne shkolle dhe punon pasditeve duke shitur elektronike ne nje dyqan elektronike.Askush nga te rinjte shqiptare do t3 deshironte nje gje te tille aq me teper te ishe djale apo vajze bisnesmeni.Ne Shqiperi kam kerkuar punonjes te shkolluar dhe kualifikuar.Gjeja e pare qe me kerkojne eshte pozicioni dhe rroga.Kur i kam.pyetur cfare ti ben qe te jap rrogen asnje pergjigje.Kur iu thua qe me thuaj ti sa e do rrogen askush nuk do rroge te ulet por sa me shume.Po per rezultate = kafeneve. Eshte nje edukate e tmerrshme ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje