“Sherr” mes të rinjve të LSI-së dhe PS-së, kush e bëri pis dhe kush e pastroi Jalën

20 Gusht 2018, 19:05Sociale TEMA

Të rinjtë e LSI-së janë mbledhur si çdo vit në Jalë, ku do të qendrojnë në kamp për disa ditë.

Në mediat pranë LSI-së, ka dalë edhe një lajm se ata kanë pastruar plehrat që kishin lënë pas të rinjtë e PS-së, të cilët kishin qenë para tyre në kamp.

Por drejtuesi i të rinjve socialist, Elio Hyska, thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Keqardhje për të gjithë ato portale të cilët sot kanë bërë trillimin e rradhës ndaj FRESSH duke i sherbyer një force politike më shumë sesa përcjelljes të vertetës.

Rritja e angazhimit të të rinjve në FRESSH dhe besimi që FRESSH ka nga çdo komunitet e grupmoshë është kthyer në një shqetësim për opozitën, aq sa i duhet të fillojnë aktivitetet e tyre duke sulmuar drejtpërdrejt apo tërthorazi
FRESSH.

Ne si FRESSH kemi zhvilluar jo vetëm në Jal, por në çdo bashki të vendit dhjetra aksione pastrimi dhe ndërgjegjësimi të qytetarëve pasi është bindja jonë që vetëm nëpërmjet shembullit mund të tërheqim edhe më shumë të rinj e të reja në sfidën tonë për një Shqipëri të pastër.

Përshëndes çdo aksion pastrimi i ardhur nga çdo qytetar apo aktivist i cilësdo parti politike dhe i inkurajoj ti shtojnë ato por është hipokrizi kur ajo shoqërohet me ndotje e papastërti politike.

ps : bashkëngjitur keni disa foto kur Jala pastrohej edhe natën, pa i bërë mediatike por vetëm për kujdesin dhe qytetarinë që kanë aktivistët tanë, pa bërë pis të tjerët si dhe aksione të ndryshme në Shqipëri”, shprehet ai.(TemA)

 

2 komente në ““Sherr” mes të rinjve të LSI-së dhe PS-së, kush e bëri pis dhe kush e pastroi Jalën”

  1. says:

    LSI është Parti politike që s’ka qënë asnjëherë në opozitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje