Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet për sfidat e parë të Kategorisë Superiore.
Klubi i Skënderbeut dhe ai i Partizanit kanë marrë një dënim të ashpër nga ana e Disiplinës pas dhunës që ndodhi në sfidën e parë mes dy tifozerive.
Bardhekuqtë “për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.”
Ndërsa Partizani “për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.”
Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.
1.Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu” e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.
2.KF “Tirana”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
3.FK “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
4.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
5.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.
(TemA)
Bravo te qofte o Erjon Brace ti ja ngrive ne goje buzeqeshjen Skenderbeut, i denove rende ende pa filluar kampionati te luaje pa spektatore. Me shume se kaq nuk ka dhe mer vetem pergezime se e bere Korcen nga nje qytet i kulturuar te njihewt si qytet rrugaces qe as me Lacin nuk krahasohet tani. Le te thone sa te duan ata poshte e perpjete duke te akuzuar ty Erjon Brace si miu i Lozhanit apo i Oparit, por ti je baboi i Partizanit. Te rujte zoti o Eri!
Nga komisioni i disiplines nuk kuptohet nje gje Ndeshja luhej ne Korce apo Tirane. kush ishte klubi organizator. se nga ky denim del qe te dy ekipet ishin pritese. Idiotizmi nuk ka brire.
Merita eshte e zotit Erjon Brace per kete denim, se vetem keshtu mund te frenohet Skenderbeu dhe Partizani e ka rrugen te hapur te behet kampion, me stadiumet bosh.