Arrestohet kampioni i Botës me Francën, u kap i dehur në timon

24 Gusht 2018, 16:18Sport TEMA

Portieri i Totenham dhe i Francës, Hugo Loris, ka bërë një figurë të keqe. 31-vjeçari, është arrestuar nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Episodi i pafat ka ndodhur të premten mbrëma rreth 02:30 të mëngjesit, në Gloucester Place, pranë Baker Street, ku Lloris,  u ndalua gjatë një kontrolli rutinë dhe u vu re se ishte i dehur në timon.

“Një person është ndaluar nga një kontroll rutinë në Gloucester Place – lexohet në komunikatën e policisë metropolitane – të premten, më 24 gusht, me akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Emri i tij është Hugo Lloris, 31, banues në East Finchley. Ai duhet të paraqitet ditën e martë, më 11 shtator pranë Gjykatës së Westminster “.

Lloris, i gjashti në renditjen e lojtarëve më me shumë ndeshje te Franca, sapo ka nisur sezonin e shtatë me Tottenham, pasi ka luajtur pesë sezone me Olympique Lyon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje