Aksioni për vajin e ullirit: Evidentohen 4 subjekte të tjera të falsifikuara, rrezik për qytetarët

26 Gusht 2018, 11:12Sociale TEMA

Gjatë kontrolleve në supermarkete/markete dhe më pas edhe ekzaminimeve laboratorike të produkteve të etiketuara ‘vaj ulliri’ AKU ka evidentuar 4 subjekte ku tregtohej produkti “vaj ulliri” i falsifikuar.

Këto supermarkete/markete furnizoheshin nga subjektet: – “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019 – “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020 – “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi i lot-it me datë skadence 01.05.2020 – “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020

Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregëtuar nga këto subjekte rezultoi nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë. Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregëtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar.

Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët.

Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm të dhe mallrave ushqimorë AKU vijon kontrollet, ekzaminimet dhe shqyrtimin e të dhënave që disponojmë për të ndaluar çdo abuzues e flasifikues të ushqimeve, duke mashtruar në mënyrë tepër të rëndë konsumatorin shqiptar.

5 komente në “Aksioni për vajin e ullirit: Evidentohen 4 subjekte të tjera të falsifikuara, rrezik për qytetarët”

  1. Katunari says:

    Fare ti mbyllin ato fabrika që bëjnë hile.

  2. Konsumatori says:

    Shtetl duhet te kontrolloj dhe te godasi fuqishem te gjithe abuzuesit me cilesine e ushqimeve. Paguajme qimet e kokes pothuajse gjithe pagat per te blere ushqime dhe nuk dime cfare hame, cfare substancash kancerogjene fusim ne organizem cdo dite.
    Keta abuzues jo te gjobiten por te cohen ne ndjekje penale se bashku me inspektoret e AKU. Po te doje shteti as miza nuk e le te fluturoj jo me te qarkullojne ushqime te falsifikuara. Vet e kam pare ne nje supermarket me emer ne Tirane qe produkti kushte nje muaj qe kishte mbaruar afati i skadences e ai qendronte ne rafte nuk ishte vetem nje cope por goxha siduket i kishte shpetuar skuadres se ndryshimit te datave te skadencave.
    Mjere ne shqiptare te blejme mish te kuq per konsum del me ngjyroses te blejme pula jane me sarmonele te blejme fruta e perime jane me kimikate qe hidhem me shiringe ne darke dhe ne mengjes gati per shitje te blejme djathe e produkte bulmeti jane me niseshte e qumesht pluhuri.Te blejme buke prape kemi frike se ipervec miellit qe nuk e di se cfare eshte ham lloj llojngjyruesish kancerogjen i fusin brenda.
    O shtet te lutem mire mundesi per te na rritur mireqenien nuk ke por ato dy kacidhe qe marrim na krijo mundesi te ham nje kafshate ushqim te sigurte.

  3. Ana says:

    Pse nuk reklamoni etiketat e shisheve te vajit,ne menyre qe edhe ato qe jane neper supermarket te mos blien nga konsumatori.Per abuzimet me mallrat ushqimore duhet te kete penalizime te renda.

  4. lalai says:

    O Popull idiot llapaqën e legen….që te vrisni për Partitë se kur ju vrasin të rruani karrin….!!!
    Vaji ullirit e ka vetëm kosto 4.800 5.500 lek të vjetra litrin pa fitim të fabrikës e aq më keq fitim të marketeve…dmth u shtohet plus 50 90% kosto në shitje finale

  5. Eri says:

    Kush ben fallsifikime me produktet ushqimore duhet te procedohet per atentat te jetes njerezore.Nuk duhet te kaloje vetem me gjoba.Se keshtu do te vazhdojne perseri me fallsifikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje