Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi në rrjetin social Facebook për vdekjen e senatorit republikan John McCain.
Kryeqeveritari shqiptar shkruan se McCain ishte një mik i Shqipërisë me të cilin janë ndarë shumë mendime të njëjta.
“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendme të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator,” shkruan Rama.
81 vjeçari McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit. (TemA)