Ish-shefi special i OKB-së në Kosovë: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, mundësi për t’i dhënë fund luftës

1 Shtator 2018, 09:14Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka theksuar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit do të ishte “përfundim i luftës”.

Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, në një intervistë të dhënë për BBC ka dalur në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tani opsion nëse pajtohen të dy palët.

Ne mund të themi nëse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston.

Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës.

Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner.

6 komente në “Ish-shefi special i OKB-së në Kosovë: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, mundësi për t’i dhënë fund luftës”

  1. xx says:

    Po Kushner.Francezet e krijuan ndarjen qe ne kohen e luftes per te ndihmuar vellezerit e tyre serbe.

  2. ₩₩ says:

    Te gjithe kete “rrumpalle” per ceshtjen e kufirit Kosova e ka “dhurate” nga ju francezet nga ju kurvat dhe pse jeni te tille(kurva) ju vene bombat ne mes te Parisit deri sa tju dali “xhani” do tju a hedhin sumen ne ere keshtu eshte kur te punon mendja si puna kurves

  3. Kasandra says:

    Pse vazhdon tregtia me trojet shqiptare?
    Fatkeqësisht sot vazhdon akoma tregtia me trojet shqiptare që ka filluar para një shekulli sepse janë po ato grupe rivale që mbrojnë interesat e tyre në Ballkan. Ata kanë pajtuar zyrtarë e tregtarë për t’u imponuar shqiptarëve këtë bizness, ndërrimin e një trualli shqiptar me një tjetër truall shqiptar (as patatet nuk tregtohen ashtu), për të mbuluar krimet e një shekulli e gjysëm në trojet shqiptare si dhe pazaret që çuan në lojën me kufirin tek lumi Ibër që u dha mundësi administrimi vetëm serbëve në veriun e Mitrovicës. Si përfundim Kosova u çlirua, veriu i Mitrovicës u pushtua për së dyti dhe Lugina e Preshevës pësoi të njejtin fat, nuk iu bashkua Kosovës si pjesë e saj që është. Një fitore e madhe me kosto kaq të lartë dhe probleme të lëna përgjysëm.
    Kriminelët as janë penduar as nuk kanë zhdëmtuar. Përkundrazi, po merren me të mirë duke iu legalizuar pastrimin etnik dhe zëvendësimin e shqiptarëve me serbë (maqedonas, malazes dhe grekë). Z. Kouchner i di mirë këto zhvillime. Kuptohet se plani i pazarit me trojet shqiptare është i mirë për të sepse ai përkrah Serbinë, jo drejtësinë. Ai dhe gjithë të tjerët kanë luksin të teorizojnë veresie se nuk presin në “mish” të tyre por në “mish” të shqiptarëve. Pranimi i një rruge të tillë konsiderohet tradhëti dhe është e papranueshme sepse falja e trojeve shqiptare diku pak e diku shumë krijon një precedent të rrezikshëm për çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare. Kjo rrugë mund të funksionojë për një rast, një gardh apo një rrip toke diku gjetkë, po jo për Shqipërinë që ka mbetur cung nga coptimi, pa kokë, pa krahë e pa këmbë dhe ka rrugë të gjatë përpara.Tani Z. Kouchner na sugjeron që tokat e kolonizuara t’i falim që miku i tij të futet në BE, se kështu edhe lufta me Serbin mbaron, kur serbët dhe Kisha e tyre kërkojnë edhe kishat, gozhdën e Nastradinit që kanë lënë prapa.
    Shqiptarët nuk kanë mision më të lartë se bashkimin dhe përparimin e tyre me mundësitë që ofron koha, por ai nuk mund të arrihet duke falur territore si bamirësi për fqinjët. Kush dëshiron të rrijë me ne është i mirëpritur, kush nuk dëshiron është i lirë të shkojë ku të dojë. Me shumë keqardhje, Kasandra.

  4. F.K says:

    Gjejeni ju zgjidhjen ,ju specialistet komentues te temes ,provoni te fusni nje familje kosovare matane ne veri te mitrovices dhe pastaj flasim ,zgjidhja e vetme eshte ndarja

  5. Iliria e bashkuar says:

    Nje conard me shume.

  6. arban shmili says:

    Kasandra, zoti Kouchner, personalisht, nuk është kallëp, ose kallp, i politikës proserbe të Francës. Mos e sulmo kot.
    Nëse vetëm Leposavici do i kalohej Serbisë, do ishte një zgjidhje.

    Vetëm ai, të cilit i pëlqen e konvenon mashtrimi, pohon se e kanë mashtruar. Jemi ne vetë.

    Fundvitet e shek. 20., mbeten si periudha më e volitshme për të zgjidhur relativisht mirë hallin tonë. Nuk është halli ynë vetëm Dardania.

    Territorialisht, rreth 55 % e FYROM-it, është territor shqiptar. Politikanët shqiptarë të atjeshëm me në krye A. Xhaferrin e PDSh-ës, ushqenin idenë e trashëguar të shqiptarëve nën sundimin e Jugosllavisë AVNOJ-iste, se me Dardani/a/-në (vetë e quajmë Kosovë – turpi ynë!), sipas inercionit, do rregullohet cështja e shqiptarëve nën FYROM. Ide fëmijërore. Sot në FYROM presim të na zgjidh zgjedhën e pushtimit parti ANTISHQIPTARE si BDI. Soditni vetëm se si po sulmohet figura politike e SELËS, personalitet i rrallë i shkëlqimit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje