Barcelona "shpërthen" ndaj Huesca-s

2 Shtator 2018, 20:43Sport TEMA

Në tre ndeshjet e para në La Liga Barcelona ka shënuar 11 gola, duke regjistruar 3 fitore, por në ndeshjen e sotme, Barcelona ka shpërthyer, 8-2 ndaj Huesca në shtëpi

Lionel Messi ishte njeriu i ndeshjes pasi arriti të shënonte 2 herë por dha edhe asist, ndërsa gjetën golin edhe Rakitic, Suarez 2x, Alba, por edhe një autogol i Pulido.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2, ku miqtë tronditën portën e Barcelonës që në minutën e 8-të. Katalanasit reaguan menjëherë ku shënuan 3 gola të shpejtë.

Në pjesën e dytë u pa një ekip tjetër, ku djemtë e drejtuar nga Valverde shënuan edhe 5 herë të tjera.

Me këtë fitore, Barcelona ruan vendin e parë me 9 pikë, aq sa edhe Real që mposhti Leganes me rezultatin 4-1.

1 komente në “Barcelona “shpërthen” ndaj Huesca-s”

  1. Mentari says:

    Tre ndeshje; 1)=3-0 2)=1-0 3)=8-2 qe po ti mbledhsh bejne 3+1+8 =12 gola .Barcelona ne vend te pare. Reali ne vend te dyte (Me golavarazh)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje